Powered By Blogger

mercoledì 5 ottobre 2022

Haremet e Ali Pashe Tepelenes( Janine,Tepelene,Preveze,Konice ). Albert Pasho


 Haremet ishin normale dhe te moraleshme per kohen po ashtu ato ishin edhe te ligjeshme ne perandorine Otomane.Haremi ishte nje institucion ne kete Perandori ai do te kishte fuksionin e nje rregullatori te jetes sociale ku prej tij dilnin edhe bashkeshortet e vete Sulltanit dhe ushtarakeve dhe nenpunesve te larte te perandorise me ndermjetesine dhe pelqimin e sunduesit.Ato ishin ne porpocion me fuqine e pushtetarit, sa me e madhe ishte fuqia e tij, aq me te medhaja ne dimesione dhe ne numer . Si çdo sundimtar i fuqishem ne Persndorine Osmane edhe Ali Pashe Tepelena ,luani i Janines kishte haremet e tija ,keto ishin kater dhe ndodheshin,nje ne Janine me 300 vajza, nje ne Tepelene 60 vajza, dhe dy me te vegjel nje ne Preveze dhe tjeteri ne Konice.Po ashtu Aliu ne Janine bashke me haremin e vajzave kishte dhe ate te djemeve( Yusoufaki) ose enuket,praktike e njojur dhe e perdorur shume ne perandorine Otomane te kohes. Kokubinat vergjine te haremit te tij ishin te etnive te ndryshme, greke,turke,ruse,gjiorgjiane,afrikane etj.Zakonisht ato ishin rrobe lufte te fushatave te ndryshme ushtarake te ndermara nga sundusi i tyre ose te blera ne tregun e rrobeve. Por duhet thene qe Aliu pothuajshe nuk harxhonte para per ato,edhe pse çmimi i tyre ishte i lire e kushtonin me pak se nje kale. Agjentet e Aliut kur shikonin nje vajze ose nje djale te bukur e informonin ate dhe shkonin prane familjes ose vellezereve per ti bindur ose blere qe te behej pjese e haremit.Po kishte dhe raste kur familjaret per kushtet e tyre ekonomike te keqija nuk ishin ne gjendja ti rritnin,dhe keshtu ju luteshin enukeve te haremit qe te merrnin dhe te beheshin pjese e haremit,keshtu ato mund te garantonin nje te ardhme me te mire ne saje te martesave qe mund te ndodhnin me ushtarak e nenpunes te sunduesit. Po ashtu kishte edhe raste qe familjaret benin çdo gje te mundur qe femijet e tyre te mos beheshin pjese e haremit.Duhet te thene qe Aliu nuk rekrutoj asnjehere asnje vajze o djale nga familje te pasura e nobile,perkundrazi ndeshkonte pashkepuntoret e tij kur i sillnin ndonje te tille ne harem.Aliu kishte marredhenie speciale me gjitha konkubinat e haremin, i njifte te gjitha dhe emerat e tyre, fliste me ato.Aliu nuk ka kerkuar kurre qe te ndrronin fene e tyre,i quante çupa me dashamirshi.Ato jetonin ne dhoma luksoze dhe merrnin rroge sa nje fuksionar i rangut te larte.Kur ato arrinin ne moshen 20 vjeç,vete Aliu interesohej personalisht qe ato ti martonte me djem nga familje ne gjendje te mire ekonomike.Edhe pse Aliu kishte rreth 300 vajza ne haremin e tij asnjera nga ato nuk do te zinte vendin e Vasiliqise ne ate kohe ishte vetem 15 vjeçe,kur Aliu e mori ne haremin e tij duke u shendruar ne me te preferuaren e tij dhe Aliu do ta martonte ate sa te mbushte moshen legale per tu bere gruaja e tije ne vitin 1808.Aliu kishte dhe nje harem djemesh ne Janine,Ne kete harem ata perveç obligimeve te haremit,kishin dhe detyra te tjera,si pershembull, ,sherbenin kafe ose benin freski Aliut me freskuset me pende palloi,ne çdo takim zyrtar .Aliu kishte dy djem qe ishin mesuar te benin keto sherbime si dhe ti mbushnin argalene me duhan here pas here,po ashtu perdoreshin per te kercyer ne ahengjet qe zhvilloheshin ne sarajet e tija.Sipas Pouqueville ne vitin 1802 edhe nje nga themelusit e shoqerise sekrete Filiki Eteria, Athanasios Tsakalof ne moshen 14 vjeç per pak do te behej pjese e haremit te djemeve,por fale nenes te tij qe nderhyri tek Tahir Abazi shume i afert me Aliun dhe njekoheshist kapo i policise te Aliut per ta bindur Vezirin qe ta leshonte ate, me justifikimin se nena e tije ishte e çemendur. Gjate rrethimit te Janines 1820 Aliu liroje haremet e tija dhe ju vurri zjarrin, bashke me nje pjese Janines.Kete veprim e mori ne menyre qe ai te kishte fushe te lire shikimi per levizjet e turqeve qe e kishin rrethuarJaninen. Per kete eshte quhajtur edhe Neroni Epirit,Ashtu si Neroni dogji Romen ne kohen e tij.Ndersa haremi i Tepelenes ishte me i vogel dhe vinte i dyti per nga madhesia dhe numri i vajzave rreth 60 vajza,ai ndodhej ne kompleksin e sarajeve te Tepelenes ne anen jugore te saj afer kulles se thesarit.Sulltanesa e ketij haremi qe nena e Sahli Beut djalit te trete te Ali Pashes,e cila vete me pare kishte qene konkubine ne haremin e Aliut.Historia e saj shpjegone edhe rolin e haremeve ne kete perandori si shkalle e mundeshme e nje gritje sociale. Kur gruaja e Aliut Emineja ishte gjalle dhe ishte nena e dy djemeve te tij Mykhtarit dhe Veliut,jeta bashkeshortore e saj me Aliun kish filluar te ftohej dhe lihej ne harrese here pas here nga Aliu.Emineja per kete arsye i beri nje hajmali(magji) Aliut ne menyre qe te mos shijonte qejfet e jetes jashte martesore.Dhe kjo pati "efekte" ne jeten e perditeshme te Aliut lidhur me kete aspekt.Kur vdiq Emineja sherbetoret e hodhen ne liqen pa e ditur çfare ishte.Nje dervish qe ishte aty i pranishem dyshoi se mos fshihte ndonje mister dhe dha urdher qe ta kerkonin ne liqen objektin misterioz.Pas shume kerkimesh e gjeten dhe ja dorezuan dervishit,ky pasi e pa dhe e kuptoj çfare ishte e zgjdhi hajmaline magjine e bere Aliut e keshilloi ate te shkonte ne shtrat me te paren grua qe do te haste.Rastesia e deshi qe gruaja e pare do te haste Aliu ishte Kirkisia konkubina nga Gjorgjia ne haremin e Aliut ne Janine,qe do te jete nena e Sahliut djali i trete i Aliut.Vite me vone Aliu ate do ta vendose si Sulltaneshen e haremit te Tepelenes.Dy haremet e tjera me te vogla se ky i Tepelenes jane ne Preveze dhe Konice.Ne haremin e Konices do te vendoset edhe dashuria e pare e Ali Pashes,Meriamia e bukur vajza e Kurt Pashes,gruaja e Ibrahim Pashes te Beratit dhe nena e dy nuseve te djemeve te Aliut dhe te nipit te tij djalit te motres se Aliut Shanishaze.Pas marjes se Beratit dhe kapjes se familjes se Ibrahimit nga Aliu ne Vlore,Ibrahim Pashen rivalin e tij ne dashurine e pare te tij dhe rival ne pushtet do ta burgose bashke me djalin e tij ne nje qeli qe do te ndodhej poshte shkalleve te sarajeve ne Janine.Dhe kjo jo pa arsye sa here Aliu zbriste ose ngjiste shkallet e sarajave i kujtonte atij qe poshte kembeve te tija kishte kete rival te fuqishem dhe si shembull per armiqte e tjere te tij.Ndersa Meriemi bukur u vendos ne haremin e Konices si per te thene qe ate qe Kurt Pasha babai saj ja refuzoi ne rini te hershme e mori vete ne pleqerine e vonshme.




Free Blogger Albert Pasho

martedì 4 ottobre 2022

E drejta ne shtetin e Ali Pashe Tepelenes. Albert Pasho





Si asnjehere me pare Ali Pashe Tepelena do te ndertonte dhe riformonte sistemin e tij te drejtesise,qe s kishte asgje te perbashket me ate te perandorise Osmane,por qe inspiruar e frymezuar nga ai me i perparuar i kohes..Reforma me e rendesishme qe ndermori Ali Pasha ne shtetin e tij persa i perket drejtesise ka qene zbatimi i parimit modern,sipas te cilet te gjithe shtetasit jane te barabarte para ligjit,per shtetin e tij skishte dallime fetare,etnike o klase sociale, te gjithe kishin po ato te drejta dhe detyrime para ligjit te shtetit te tij.Per kete qellim ai ndertoi nje rrjete te tere gjykatash me gjykatesit perkates ne gjithe territoret e shtetit te tij , e organizuar kjo ne tre shkalle, dhe vete ai qe Gjykatesi Suprem.Kjo per arsyen qe Gjykatesi Suprem gjykon e merr vendim te pakethyeshme,jo sipas ligjeve te shkruara ose jo ,por ne baze te gjykimit te tij absolute.Aliu ne shtetin e tij shume etnik e me shume fe te ndryshme zbatoj nje politike te nje barazie absolute.Cdo qytetar i shtetit te tij qofte ky Shqiptar,Grek,Vllah,Rom,Ebre etj,keta te  çdo perkatesie fetare ,musliman,ortodoks,katolik,ebre etj,ishin te barabarte perpara ligjit dhe gjykates.Kjo ne vetvete qe nje nga shtyllat kryesore te politikes se Aliut brenda shtetit te vet ,asnjehere me pare grekerit nuk do te kishin kete barazi ne asnje vend tjeter te perandorise Osmane por kjo esht kaq e vertete edhe per kombesite e tjera qe qene pjese e shtetit te Aliut.Ne 15 Janar 1820 dy vjet qe Aliu te binte heroikisht ndaj hordhive te Portes te Larte, ne Bukuresht gjykatesi Neophytos Doukas ne nje diskutim te nje eventi te asaj kohe do te shprehej:Zoti na dergoj pas shume fatekeqesive,me te madhin e te gjitheve te zgjuareve,vezir Ali Pashen ,qe  ka vene rregull,e ka ndeshkuar gjithe keqberesit e ka shpetuar te miret.Te varferit nuk jane me te shtypur nga te pasurit,te vegjelit nuk jane me te shkelur nga te medhejte.Udhetaret nuk kane me nevoje per roje per te kaluar ne pyjet e pakalushem nga frika qe kane me vete argjende ose flori e nuk paguajne me hajdutet e rruges,rruga e tyre eshte e lire e pa frike si te udhetosh naten ashtu edhe diten.Aliu e shpalli veten Gjykates Suprem ,ai nuk ishte i lidhur me detyrime ligjore ose me detyrime te tjera procedurale,ai ka ushtruar gjykimin e tij ne te gjtha çeshtjet dhe rastet,dhe kunder ketij gjykimi skishte apelim.Te gjithe kishin besim ne gjykimin dhe vendime e tij.Palet ne gjykim, te deshperuarit nga te gjitha territoret e tij mbushnin gjykatat e tija ose vinin ne Janine per te gjetur drejtesi.Gjykimet eAliut dhe vendimet e tij kane bere epoke.Jane regjstruar shume gjyqe me raste te ndryshme, menyra e tij e preferuar per zgjidhjen e tyre qe ajo qe quhej praktika Salomonike.Gjyqet zhvilloheshin ne publik nen nje betim ky ishin te pranishem dhe fuksionar nga oborri i tij.Pas mbarimit te procesit te gjykimit leshohej nje vendim i shkruar nga Ekselenca e tij Ali Pasha vendos...dhe ky vendim nuk mund te kundershtohej nga askush dhe i pa apelushem.Ne kujtimet etij Henry Holland shkruan dhe tregon kur shume njerez kane kerkuar nderhurrjen e Aliut,per rastet e tyre per te ndryshuar ose per te anulluar vendimet e dhena te padrejta sipas tyre nga gjykatesit ne vendet e tyre,dhe mbrojtjen e tyre nga ai.Shume here shkruan Holland kam marre pjese kur veziri degjonte ankimet e tyre.Hyjne vetem dhe pasi puthin fundin e veshjes se vezirit,parashtrojne çeshtjen ose problemin e tyre.Aliu degjon me shume vemendja te madhe dhe kerkon te zbuloje gjithe te verteten,dhe pasi degjon jep vendim e tij shpejt dhe te pa kethyeshem.Holland thote se kam degjuar me veshet e mi,qe Aliu ka bere ate ,qe dhe me i fundit i qytetareve te tij,te kete mundesine dhe avantazhin qe ti drejtohet vezirit,do te jete me i justifikuar per te zgjidhur me shpejt e drejt rastin e tij.Kristo Krisovasili studios na sjell nje rast :Nje tregtar nga Janina i quajtur Kromydas shkonte shpes ne Delvine,ku tregtaret e Himares sillnin mall te mire e me çemim te mire nga Venecia.Kromydas nuk flinte ne han,por ne shtepine e mikut te tij qe e kish si vella Kasem Aga,dhe ketij i jep ne darke nje qese me para qe ta rruante sepse te nesermen do te bente pazar.Kete gje e bente shpese sa here vente tek miku i tij.Kur nje mengjez i kerkoi Kasemit leket qe i kish dhene ne darke ,ky i pergjigjet qe nuk i kish dhene gje.Pasi kish bere ankim ne gjykaten e Delvines dhe nuk kish zgjidhur gje,kur kethehet ne Janine i drejtohet Aliut per te zgjidhur rastin e tij.Aliu pasi e degjoj dhe u bind per sinqeritetin e tij atehere Aliu therret ne Delvine Kasem Agen dhe do te verifikonte rastin, ky i fundit nuk pranoi ne menyre absolute akuzen qe i behejAtehere Aliu e detyroj ti shkruante nje leter gruas,dhe ti kerkonte ti dergonte qesen me para te Kromydas se do te blente nga Aliu nje gje me vlere.Kete leter Aliu ja dergoj me nje njeriun e tij.Gruaja e padjallzuar i dorezon qesen njeriut te derguar nga Aliu.Keshtu tregtari nga Janina pati perseri parate e tij ndersa Kasem Aga humbi koken.Ne nje rast tjeter kur nje prift i kishte dhene borxh nje shume paraje nje tregtari nga Janina,kur ja kerkoi borxhin  pas,ky jo vetem qe s ja dha por dhe e mohoj kete borxh,rasti perfundoi para vezirit.Ky pasi i degjoj te dyja palet ju thote qe s mund ta zgjidh kete rast, do ta shtyjme per me vone tha, dhe nderkohe ju dha urdher varteseve qe ti peshonin qe te dy.Pasi kaluan disa jave Aliu i thirri qe te dy dhe dha urdher ti peshonin.Tregtari kish shtuar ne peshe kurse prifti kish rene nga trishtimi dhe halli qe e kish zene.Nderkohe Aliu i drejtohet tregtarit dhe i thote ti kethej parate ose do paguante me koke.Ky bie ne kembet e Pashait pranon fajin dhe pagon me deshire edhe interesin qe qe mbledhur.Keto raste jane si maja e azbergut ne gjygjet e Aliut.Sistemi i drejtesise bashke me reformat e tjera e kethehu shtetin e Aliut ne simbol te sigurise dhe nje nga  vendet  me te sigurta me pare mbreteronte anarkia dhe pasiguria.Ali Pashe Tepelena qe nje sundues reformator,shtetar me permasa europiane dhe me te drejte ai mund te quhet; " Nje sundues i ashper por i drejte".

Albert Pasho

Free Blogger Albert Pasho

lunedì 3 ottobre 2022

Bayroni ne Tepelene. Albert Pasho


  Kure s do ta harroj pamjen e mrrekullueshme me te hyre ne Tepelene ne oren 5 ne te ngrysur kur po perendonte dielli.Me solli ne mend ( me pak ndryshime te veshjes) pershkrimi qe i ben Skoti keshtjelles Brankseme ne kengen e tij .Shqiptaret me petkun e tyre ,( me me te bukurin ne bote,me fustanelle te gjate te bardhe,tallagane te qendisura me ar, me anteri e jelek kadife te kuqe, te qendisura me oje te arta),me shpata e kobure te lara me argjende,tartare me kapele te gjata,turqit me qyrk te madh e turbante,ushtaret togje togje ne qoshkun e madh te hapur ne balle te pallatit dhe sklleverit arape ne galeri te madhe e te gjate,me kuaj te vendosur ne nje qilar perposht,dyqind kalores te shaluar ne kuaj dhe gati te nisen ne çdo moment,kalores qe sjellin e duke  derguar lajme te ndryshme,daullet e mujezinet qe thrrasin izane nga minarete e xhamive,te gjitha keto me pamjen e jashtezakonshme te pallatit ,qe sajon nje atmosfere te re gezimi per syte e nje te huaji.Me shoqeruan ne nje konak shume te kendeshem dhe sekretari i vezirit erdhi te me pershendese,ne menyre allaturka. Dhe Bayroni vazhdon te tregoj: Te nesermet visitova Ali Pashane.Ky qe veshur me uniforme zyrtare,prej gjenerali,ngjeshur rreth mesit nje shpate te bukur ,e pisqolle te lara ne ar e argjrnde e nje kame e zbukuruar me diamante.Veziri me priti ne nje dhome shume te bukur,te shtruar me mermer te bardhe,ne mes te se ciles rrjedhte uji ne nje shatervan.Salla qe e stolisur me divane rreth e rreth te shtruara me mendafshe.Ne kete takim historik te Aliut me Bayronin ,biografi i Vasiliqise , Michael Hanousis thote: qe ne kete takim ka qene e pranishme edhe vete Vasiliqia.Fotot dhe skica e meposhteme paraqesin pikerisht kete salle,pallatin dhe sarajet e Aliut ne Tepelene..Po ashtu edhe ne viziten qe beri Pouqueville ne Tepelene pikerisht kete salle,qe qe salla qendrore e sarajeve e pershkruan keshtu:Sarajet zene nje hapsire shume te madhe,ka nje sallon me dimensione shume te madhe i rrethuar nga brenda me divane,te veshura me mbulesa luksose(brrocato),te prodhuara ne Lion te Frances.Tavani i mbajtur i mbajtur me kollona te larta te ngritura per rreth, ne mes nje shatervan i veshur me mermer te bardhe.

Albert Pasho


Foto galeri;













Free Blogger Albert Pasho

sabato 1 ottobre 2022

Kulla e Sahatit dhe Kembanes ne kalane e qytetit te Tepelenes ne sarajet e Ali Pashe Tepelenes. Albert Pasho

 Kulla e Sahatit dhe e Kembanes ne pikturen e Edward Lear.

Nje hipoteze tjeter per kullen e Sahatit dhe kembanes ne kalane e Tepelenes,na i sjelle nje gjurme e lene ne pikturen e Edward Lear,titulluar: Tepeleni. Ekspozuar ne Londer ne Mars 1851.Ne kete tabllo duken qarte dy minarete e xhamive te sarajeve ajo e xhamise te Sulltan Bajazid dhe xhamia e Ali Pashes.Qe te dyja keto jane ne forme cilindrike qe shkojne lart dmth minarete.Kurse me poshte eshte nje kulle e larte qe ka formen katerkendeshe.Ky model i arqitektures perdorej per ngritjen e Oreve qe shoqeronin kembanen e kishes.Kjo ne vetvete sjell dhe i hipotezen tjeter, qe ne sarajet e Aliut ne Tepelene ka ekzistuar edhe nje kishe Ortodokse.Dihet qe Aliu ngriti shume kisha,ai ngrinte dhe brenda sarajeve te tija si ajo e Janines per ortodoksit qe kish ne oborrin e tij.

Albert Pasho








Free Blogger Albert Pasho

mercoledì 28 settembre 2022

Dinastia Tepel-Enian (Tepelena) e Ali Pashe Tepelenes. Albert Pasho













Per familjen e Ali Pashe Tepelenes eshte shkruar shume,  shkruhet akoma sot dhe do te shkruhet edhe ne te ardhemen,dhe kjo per arsyen e vetme qe ai eshte nje nga figurat me te spikatura dhe nga me madhoret e historise tone kombetare.Biografi i tij R.A.Davenport do te shprehej per kete argument.Tre emera ngrihen mbi te gjithe te tjeret ne historine e Shqiperise.Pirro i Epirit  konsideruar nga Anibale,si luftetari me i madh i kohes se tij,i cili beri te trondiste Romen dhe Kartagjenen per 6 vjet rrjesht.Skenderbeu  heroi kombetar dhe per nje kohe pushtues i Turqeve dhe Ali Pasha i mbiquajtur Luani i Tepelenes nje nga figurat me te rendeshisme e piktoreske te koheve moderne. Per rreth figures se Aliut dilemat, hipotezat, paragjykimet jane te ndryshme e kontraditore,miqesore e armiqesore.Patriakana Ikumenike i Atanagores Protosingjeli do te shprehej:Per Ali Pashen krijova bindjen se shumica shkruajne ndoshta te shtyre nga antipatia dhe jo nga gjykimi dhe mendimi qe kishin per te.Jane te njohura per publikun  prejardhia ,rangu i familjes( nobilteti) dhe trashgimija e saj. Per prejarrdhien e familjes jane dy variante ajo me origjine Turke e nje dervishi ardhur e vendosur ne Beçisht,martuar me nje vendese ne viti 1600,duke i dhene jete kesaj dinastie, kjo teze ka rene poshte sepse kane dale fakte te reja.Teza shqiptare  qe kohet e fundit po del ne dukje gjithmone e me shume.Po ashtu persa i perket rangut te familjes dhe ketu pozicionet jane kondratitore midis asaj te nje familje te thjeshte dhe asaj bejlere ku dihet qe gjyshi dhe babai keto te konfirmuara ishin Governator te Tepelenes dhe pronave per rreth saj me pozicione te larta ne administraten Turke.Po ashtu edhe per trashgimine e tij ka pozicione te ndryshme disa thone qe familja e tij u zhduk me vrasjen e Aliut dhe ka version tjeter qe ajo vazhdon se Porta ekzekutoi djemte e Aliut dhe jo te te gjithe niprit e tij, dhe kjo trashgimi lidhet me djali e Veliut. Ne vitin 1822 kur Aliu ra heroikishte ndaj Portes se Larte, familja e tije po kalonte nje moment te veshtire.Motra Shanikoja kishte vdekur nje vit me pare ne 1821.Kurse djemte e Aliut te cilet i kishte me te urten Emine Myktari 54 vjeç,Veliu 49 vjeç,dhe djali tjeter Salih 22vjeç qe kishte me Kirkasia nga Andalusia.Po ashtu niperit e tij djemte e Myktarit Hussein26 vjeç, Mahamud11 vjeç e djemte e Veliut Mehmet 23 vjeç, Selim 19 vjeç dhe Ismaili 15 vjeç. Te tre djemte e Aliut qe qene mundur gjate luftes qene dorezuar pa luftuar,Porta e Larte ju premtoje titujte dhe do ti transferonte ne Azine Minore,dhe ne fillim jetuan te pa shqetesuar me privilegjet e tyre ne oborret e tyre.Por kur sulltani po shikonte qe Aliu nuk kishte ndermente te dorezohej ,por perkundrazi i shpalli lufte,udheroje prerjen e kokave qe u ekspozuan ne Stamboll. Veliu qe qe stabilizuar ne Qutachia perjetoi ekzekutimin e vellait Saleh dhe djalit te tije Mehmet. Nje nga grate e Veliut Katerina dhe Haremi u shiten,kurse gruaja legjitime Zeibide u ekzekutua me mbytje.Djali tjeter Muktari ishte stabilizuar ne Ankara gjate ekzekutikit te tij me varje shikon bojen ne sy dhe reklamon me ze te larte,Djali i Ali Pashe Tepelenes NUK VDES SI NJE EUNUCO.dhe hidhet kunder turqeve vret bojen dhe zgjidhe te tjeret qe do pesonin fatin e tij dhe barrikohet per tu mbrojtur, turqit bihen altilerine dhe Myktari bie i mbuluar nga rovinat. Por fatin e djemeve te Aliut nuk e pesuan niprat e tij perkundrazi. Hussein djali i Muktarit ju dorezua Sulltanit nga Suliotet ,qe embajten si garanzi per akordin qe kishin bere me Aliun. Ne fillim Sulltani e çoje ne Edirne e me pas Selanik dhye ku vdiq. Tjeteri djale i Muktarit; Mahmudi "Heroi i vogel i Tepelenes" qe qe njekoheshisht dhe dobesia e Aliut si gjysh, qe gjendej ne Stamboll perfitoj nga amnistia u be nje zyrtar i larte i Ministrise se Financave.Ishte nje njeri i leterave dhe antikonformista Ishte nje njeri pak i veçante ne jeten qe bente,ishte shume i respetuar ne qarqet e kryeqyteti Ottoman.Ndihmonte sklleverit dhe te varferit.Shkonte ne shetitje me nje mantel te gjate,pa veshje te tjera poshte,flinte ne dyert e xhamive.Vdiq me 1863 ne moshen 53 vjeçe ne Stamboll,Ne nje gjendje jo te mire mendore.Persa i perket djemeve te Veliut Selim banonte ne Stamboll dhe ne vitin 1847 u emerua Komandante ne Beograd ku vdiq ne te njejtin vite ne moshen 44 vjeç.Ishte nje poet dhe studiuse.Ndersa djali tjeter Ismaili lindur ne 1806 pati nje karrier te gjate afer Grand Vesir dhe mbuloi shume pozicione ne administraten ottomane dhe pati nje vende themelore ne asgjesimin e Jeniçereve 1825. Ne viti 1828 ju dorezua fushata kunder Rusise,ne 1847 merr titullin Vesir,Ka sherbyer si governator i Adrianopolit nga viti 1848 deri ne vitin 1850. N e shkurt te vitit 1850 u emerua ne janine si governator i Shqiperise se poshtme.Ne Gusht te vitit 1859 zvendeson Mehmed Said Pasha Mirza governator i Selanikut,dhe qendron governator i Selanikut deri ne vitin 1860,ndersa nga viti 1869 deri ne vitin 1871 governator i Prizerenit,ka sherbyer edhe ne Edirne,Trabzonda,Creta,Trikalla,Aleppo etj.Ishte shume i shkolluar,ishte antar i Keshillit te Shtetit Turk,Presidedent i procedures penale,antar i keshillit te reformave etj Vdes ne vitin 1875 ne Stamboll ne moshen 68 vjeç,u varros ne anen aziatike te Bosforit me nderime te medhaja..Ismail Rahmi Pasha pati tre djem dhe nje vajze, Tepedelenlizade Huseyin Kamil lindur ne 1865 dhe vdekur ne 1921 i cili ishte poet e shkrimtar,Asaf Bey djali tjeter me i madh qe ishte fuksionar i larte i shtetit Turk,dhe djalin e vogel Qamil Bey,ndersa vajza Shefike Hanemi. Kurse ne kohet e sotme Nizametin Nazif Tepedelenlioglu eshte nje sternip i sternipit te Ali Pashe Tepelenes.Jetoi midis viteve 1901-1970. Ka qene nje gazetar dhe shkrimtar i fameshem ne kohen e tij.Ka shkurar disa romane qe kane qene me te shitur ne Turqi deri ne vitet 50.Ka lindur ne ishullin e Tashos Greqi ne 1901 eshte djali i Mehmet Nazif Beu. Ne jeten private eshte kujdesur per mirembajtjen e varreve te Aliut dhe djemeve dhe te nipit te Aliut ne varrezat e Silivrikaoi ne Stamboll.Ka vdekur ne vitin 1970 dhe eshte varrosur po aty ne krah te Aliut ne keto varreza.

Albert Pasho












Free Blogger Albert Pasho

sabato 24 settembre 2022

Karafilja e Pashait.Nje relike e Ali Pashe Tepelenes, nje veper arti e zejtarise te kohes. Albert Pasho

 Nje relike historike Shqiptare,nje veper arti.


Karafilja e Ali Pashe Tepelenes eshte nje veper arti, nje relike historike Shqiptare, kampione e artizanatit te prodhimit te armeve nga zejtaret shqiptare.Keto arme quheshin Parisiene emeri i tyre rrjedh nga qyteti i Prizerenit qe ishte qendra ekselence e prodhimit te tyre e vleresuar ne Perandorine Osmane dhe Europe.Pushka e gjate ose ndryshe si qyhet Karafilja e Ali Luanit eshte nje arme e punuar e gjitha ne ar dhe argjend,mbushur me zbukurime e gjate 1 meter 56cm.Ne krahe te kembezes jane te skalitura ALI PASHA 1804 qe eshte letra e indentikimit te saj, viti i prodhimit dhe kujt i perket.Shqiptaret kjo race trimash e luftetaresh kane qene gjithmone te dashuruar pas armeve,ato kane qene pjese integrare dhe jetesore per ta.Edhe Ali Pashe Tepelena nuk bente perjashtim nga ky realitet,ai ka qene nje koleksionisht i armeve dhe mbi te gjitha atyre te bukura e te veçanta.Ai kish nje koleksionist te gjere me vepra arti edhe artyre nga Europa.Aliu ju kerkonte dhurata vizitoreve te shqyar qe vizitonin shtetin e tij, dhe me shume krenari e kenaqesi i shoqeronte ne koleksionin e tij,ku midis te tjerave gjendeshin,pushka e dhuruara nga mbreti Suedise Karlo I,Koburia nga Napolone Bonaparte,Shpata e KHANIT te MADH te KRIMESE ( SELIM SURAJIT) etj...Karafilja perveç emerit te Aliut ka edhe vitin 1804 qe sipas disa hipotezave eshte e lidhur me dy ngjarje historike qe kane ndodhur ne kete vit, lidhur me shtetin e tij.Ne vitin 1804 nje mision Anglez diplomatik arrin per here te pare ne Janine dhe me kete rast u ngrit per here te pare konsulata Angleze ne shtetin e tij.Pra supozohet qe Karafilja te jete nje dhurate e mbretit te Anglise George I ne kembim te favoreve qe Aliu do bente per te.Po ashtu nje hipoteze tjeter eshte qe mund te jete dhurate e Sulltanit Selimi 3° me rastin e proklamimit te Aliut si Vezir Suprem i Rumelise ne Turqine Oksidentale.Karafilja ka nje rrugetim te gjate per te arrdhur ne ditet tona,ku eshte ekspozuar ne Museun e Janines te Ali Pashe Tepelenes.Karafilja ishte blere ne pazarin e Janines nga nje familje e pasur dhe nobile e Janines,pas rrenies se Aliut dhe shkaterrimit dhe bastisjeve qe ju bene Sarajeve te tij, ku te gjitha objektet me vlere,armet dhe shume gjera te tjera u shoiten ne pazarin e Janines.Ne vitin 1930 kjo familje emigroi ne Athine.Para se te vdiste pronari qe kish ne zoterim kete relike ja le amenet gruas,qe kur te vdes tja dhuroje Muzeut te Janines perkundrejt nje shume te drejte. Megjithe kete nuk qene parate por deshira e kesaj familje per te kontribuar ne pasurine artistike e kulturore te ketij muzeu.

Albert Pasho

venerdì 23 settembre 2022

Mistika e sufizmit dhe Ali Pashe Tepelena. Albert Pasho

 Ali Pashe Tepelena dhe mistika e tij






Ali Pashe Tepelena edhe pse ishte nje politikan pragmatist i pushtetit,ishte i infliencuar nga elemente mistik te sufizmit qe do te gershetoheshin me vizionin e tij per pushtetin dhe boten.Si mbeshtetesh i urdherit Sufi, Aliu kishte edhe nje vizion ezoterik te Islamit, adhurimin e Imam Aliut dhe tolerancen ndaj besimeve te tjera, kjo promovonte nje besim me te thelle shpirteror ne sinergji me elemente kristian dhe pagane.Mistika e fuqise te pushtetit te tij qendron ne ate qe ai krijoj nje aurore pothuajse profetike rreth tij,perveç se shikohej si luani i Janines,nje sovran qe sfidonte porten e Larte ai kishte dhe nje karizem pothuajse te shenjte.Kur nje here agjenti dhe konsulli britanik Leake po i fliste per profetin Maometo,Aliu ju pergjigj;"Edhe une jam një profet ne Janine".Kulti i personalitetit te tij gershetohej me element mistik,bashkehoret e tij tregojne se praktikonte rituale gjate nates,konsultonte dervishet dhe ishte i rrethuar me simbole ezoterike.Si shume sufi,Aliu besonte ne te arrdhmen si deshire e vullnetit te zotit.Ali Pasha nuk ishte nje mistik ne kuptimin e ngushte te fjales,ma edhe nje politikant mistik qe diti te perdore simbolizmin fetar,nuk ishte nje lidhje dogmatike por spirituale dhe strategjike Misteri me i madh dhe frika qe kish ishte ajo nga vdekja.Edhe pse thoshte qe do te rronte 150 vjet si ishte shprehur vete disa here,Aliu ishte shume supersticioz, gjeja tjeter qe e tmerronte dhe e friksonte me shume qe murtaja e zeze.Sa here qe ne Janine shfaqej shenja me e vogel e murtajes te zeze,Aliu vihej ne alarm dhe ne duart e mjekeve te tij te besuar qe ishin te krishtere,ordotokes,greke, europiane po edhe ne fallxhore,njerez qe lexonin fatin dhe largohej nga Janina dhe shkonte kryeshist ne Preveze per tu mbrojtur.Duhet te thene qe Aliu s kishte shume besim tek mjeket muslimane dhe ebrej,besonte me shume te tijet dhe te huajt qe kishte ne oborrin e tij.Nje nga biografet e tij francesi Samson Cerfber qe qe kethyer ne musliman me emerin Ibraim Mansur Efendi tregon kete histori; Aliu ne sarajet e tij ne Janine kishte nje dhome te fshehte,ku mbante nje vazo vendosur ne menyre horizontale,rrethuar me simbole te gedhendura te magjise arabe dhe ne qender me nje shigjete e arte, qe rrotullohej per te treguar shenjat magjike.E kam pare vete tregon ai sa here Aliu kishte ndonje problem i drejtohej kesaj vazoje magjike me magnet dhe thoshte fraza ne nje gjuhe te panjohur mistike.Ne baze te saj merrte edhe vendime te rendesishme ne raste te ndryshme.Nje tjeter supersticion ose simbol mistik qe i besonte me sy mbyllur qe unaza e tij,qe e konsideronte si nje talisman me fuqi te jashtezakoneshme,nga e cila nuk u nda kurre ne jeten e tije.Historia e unazes se tije i ka fillimet kur Aliu ishte vetem 15 vjeç,ne ate kohe nje dervish nga Maroku u shfaq ne dyert e shtepise, se nenes se tije Hankos dhe kerkoje strehe dhe mikepritje per gjendjen e tij shendetesore qe nuk ishte e mire.Ne ate kohe gjendja ekonomike e Hankos si e ve qe kishte mbetur nga vdekja e te shoqit Veliut, nuk ishte e mire,dhe per te nderuar mikun si e kerkonte zakoni dhe per ta kuruar me mjeke ate, Hankua u detyrua te shiste shume gjera me vlere.Kur dervishi u sherua dhe ne shenje mirenjohje per pritjen e rezervuar dhe trajtimin e semundjes i dhuron Aliut,i cili ishte i ri ne ate kohe,nje unazen te shtrenjte me nje gurre rubin dhe i thote;"Kjo unaze nje dite do te beje Pasha".Dhe qe nga ajo dite Aliu se hoqi kurre unazen nga dora.Aliu besonte ne burrimet e ndryshme te energjise, nga cdo gje okulte, si ishin shkopinjte magjike, bimet magjike,gjelpera magjike,ritualet magjike etj...Aliu nje here degjoje te flitej per Gurin Filozofik dhe mbeti i manhitur dhe i befasuar per te,thirri menjehere mesusin grek Athanasios Psalidas dhe i kerkoje ti shpjegonte se çfare ishte ky gurre magjik i fuqishem dhe çfare mrrekullije bente.Psalidas i shpjegoje qe gurri filozofik eshte endrra e çdo alkimisti ne bote ne te gjithe epokat.Dhe ka emera te ndryshme si Guri i te diturit,Luani kuq etj...Ky gurre i shpjegoje ai, ka fuqine qe metalet e zakoneshem ti ketheje ne flori,te zgjase jeten,ose te risjelle ne jete ndonje qe eshte ndare nga kjo jete.Aliu mbeti i impresionuar dhe i kerkoje menjehere te ndertonte nje te tille,Psalidas i tha qe ai s'kishte as fuqine po as njohurite te bente nje gje te tille.Po me e mira ishte qe te gjente nje alkimist europiane.Ne vitin 1816 Aliu mesoje qe ne Selanik jetonte nje magjistar i fuqishem dhe njkohesisht dhe alkimist qe quhej Sergios.Aliu dergoi menjehere njerezit e vet per ta pyetur se qe ne gjendje te ndertonte kete gurre per te.Sergios nga Selaniku nuk humbi kohe dhe i premtoje njerezve te Aliut, qe do ndiqte çdo deshire te Aliut per kete qellim por i duheshin mjetet e nevojshme per ta realizuar.Sir Henry Holland tregon ; Sergios ju dha nje nga dhomat me te mira dhe luksose te sarajeve te Aliut,por nuk ju dha mundesia te dilte prej saj dhe te komunikonte me njeri.U furnizua me çdo gje qe i nevojitej, Aliu i solli ato nga Italia dhe Gjermania,çdo gje iqe i nevoitej atij, ilaçe,objekte, lende te pare etj...Pas shume kohe dhe perpjekje te kota te ketij ,Aliu kuptoje fare mire lojen e ketij dhe kur durimi kish arritur kulmin , udheroj ekzekutusin e tij ne mes te sheshit,trupi i tij qendroje atje per 24 ore me tabelen e varur ne qafe ku shkruej denimi i tije,per mashtrim.












Free Blogger Albert Pasho

giovedì 22 settembre 2022

Sahli Pasha Ali Zades, Djali i vogel i Ali Pashe Tepelenes. Albert Pasho

Sahliu, djali i trete i Ali Pashe Tepelenes.




Per Saliun deri tani dihet pak ,ne krahasim me pjestaret e tjere te familjes se Aliut. Sahliu kish nje diference moshe nga Veliu 20 vjet me i vogel,dhe 25  vjet nga Mukhtari.Ishte shume inteligjent dhe me deshire te madhe per te mesuar.Ka qene governator i sanxhakut te Ebahti me graden Iraniran,po ashtu edhe governator i sanxhakut te Vlores 1818.Sahliu  ishte djali nje relazioni jashte martesor i Aliut me nje konkubine te haremit te tij Kirkisia nga Gjorgjia.Per kete argument te veçante e bizar diplomati J.S.Bartholdi na tregon qe ne vitin 1803 ne Janine kur kish takuar metropolitin Ignazio ky i kish folur per kete episod dhe i kish treguar: Emineja gruaja e Aliut,nena e Mukhtarit dhe Veliut pas marteses dhe lindjes se femijeve, jeta martesore mes tyre kish filluar te ftohej dhe ajo lihej ne harrese nga Aliu.Per kete arsye ajo i beri nje hajmali(magji) nje lidhje ne menyre qe Aliu te mos shijonte qejfet e dashurise jashte martese.Dhe kjo gje vihej re ne jeten e perditeshme te Aliut, por ky nuk dinte shkakun e kesaj edhe pse kish bere perpjekje ne mjeke e magjistare te ndryshem te epokes,sepse dihet qe Aliu qe shume supersticiose dhe besonte ne keto gjera dhe asnjeri sqe ne gjendje te diagnostikonte kete gjendje te Aliut.Kur Emineja vdiq gjenden ne dollape kete lidhje dhe sherbetoret e saj e hodhen ne liqen.Nje dervish qe gjendej aty ne ate moment dyshoj se fshihej ndonje mister ne ate lidhje qe hodhen ne liqen, Dhe ky dha urrdher gjithe peshkatoreve te Janines te kerkonin poshte dritareve te Eminese qe ndodhesin mbi liqen ta gjenin me çdo kusht.Pas shume kerkimeve frenetike e gjeten.Kjo menjehere ju dorezua dervishit dhe ky pasi e zgjidhi nyhjen e hajmalise dhe zgjodhi magjine i keshilloj Aliut qe te shkonte ne shtrat me te paren grua qe do te takonte perballe.Rastesia deshi qe Aliu te paren qe takoj qe Kirkisa nga Georgia nje skllave ne harem qe Aliu ne rrethana te tjera nuk do te kish ngritur dhe shikimin per ta pare e me jo te shkonte ne shtrat me te.Pas nente muaj lindi nje djale qe ju ngjante me te gjitha.Ky qe Sahliu qe me vone nenen e tij e stabilizoje ne sarajet e qytetit te Tepelenes.
Henry Holland tregon qe e ka takuar pashane e ri ne Gjirokaster dhe ka pasur nje bashkebisedim te gjate me te.Ky tregon se Sahliu ishte nje djalosh 12 vjeçar,por paraqitja e tij e hijerende tregonte se ai ishte personi qe komandonte ne pallat.Ishte nje djalosh inteligjent,flokeverdhe dhe me sy te kalter qe ngjasonin me ato teAliut,kur ishte i ri.Kama dhe pisqolla qe mbante ne brez ishin te vogla,dukeshin sikur ishin bere posaçerisht per te.Po ashtu tregon Holland ketij po i mesoheshin edhe tre gjuhet qe fliste babai i tij Aliu  ne menyre te shkelqyer ,shqipja greqishtja dhe turqishtja dhe stervitej fizikisht.Sahliu qe pika e dobet e Aliut.Ne martesen e Sahliut ne vitin 1803 Aliu si nje njeri i prire ndaj te rese dhe shume kurrioz,midis shume aktiviteteve te ndryshme per dasmen  solli ne Janine dhe nje mongolfiere ku u ekspozua per here te pare ne keto ane.Ne kete ngjarje te madhe dhe te rralle ka qene pjesmares edhe poeti Joanis Vilaris i cili i ka kushtuar keto vargje;
Ky jeni njerez!mblidhuni
Te gjithe ku jeni,bashkohuni
Mrrekulli te madhe do shikoni
Mongolfiera rrotullohet lart e poshte
E drejt poshte shkon
Vllehet levizin menjehere
Si bretkosa hidhen duke bertitur.
Holland tregon se Aliu i kish thene qe Sahliun donte ta dergonte ne fillim per 4-5 vjet ne Marrok,e me pas ne Angli,France,Germani,Rusi dhe ne fund ne Stamboll per te fituar nje eksperience jete.Po ashtu Aliu i druhej veseve te Veliut aq sa dhe virtyteve te Muktahrit prandaj deshironte ti linte trashgimine Saliut.  Saliu me vone sherbeu si guvernator i Tepelenes dhe me vone i Vlores( Sahli Pasha),pasi zvendesoi Mukhtarin me kerkese te Aliut.
Dihet qe tre djemte e Aliut ju dorezuan Portes pa lufte dhe ne fillim u dergua ne Azine minore,Muktari dhe Sahliu ne Ankara kurse Veliu ne Qutahya dhe me vone u ekzekutuan ne fshehtesi ne Ankara.Kokat e Muktahrit dhe Sahliut u ekspozuan ne daten 9 Gusht 1821..

Albert Pasho




Free Blogger Albert Pasho

sabato 17 settembre 2022

Dy personalitete te medhaja te historise ( Napoleone Bonaparte dhe Ali Pashe Tepelena ). Albert Pasho

 LUANI PERKRAHE TIGRIT




Tashme eshte e njohur lidhja dhe corrispodenca e Napolonit dhe Ali Pashe Tepelenes,ajo eshte e shpeshte dhe e dendur me nje numur te madh letrash,ruajtur ne arkivat franceze. Por kjo lidhje nuk ishte vetem si lidhje mes dy burrash shtetesh qe perfaqesonin interesat e tyre te nderthorta po ajo kishte diçka me intime te padukshme qe si nje fill i padukshem i mbante lidhur.Ndoshta ata ne kete raport i therrishte edhe linja e gjakut te tyre Arberor qe rridhte ne dejet e tyre. Veç leter kembimit ata kishin shkembyer edhe dhurata personale midis tyre.Dihet tashme qe Napoloni i kishte dhuruar nje çift Luanesh siç ishte vete Aliu. Ose e thene vete nga Viktor Hugo ne 1820 : ALIU ESHTE I VETMI KOLLOS DHE GJENI QE MUND TE BARAZOHET ME NAPOLON BONAPARTIN,ALI PASHA ESHTE PERKRAHE NAPOLONIT SI TIGRI NE KRAHE TE LUANIT.Po ashtu Bonaparte i kishte dhuruar dhe nje kuti duhani e zbukuruar me xhevaire e diamant ku ne kapakun e saj ishte dhe potreti Aliut.Por siç shkruante Lord Bayroni ne kujtimet e tije Aliu nuk para i pelqente kjo dhurate e vyer ,pasi potreti ne kapak nuk i shembellente shume atij. Nje tjeter dhurate e Napolonit eshte nje kobure punuar ne Versaje.Kjo vihet ne dukje ne nje episode ndodhur ne rrethimin e Janines. Naten e 15 Dhjetorit 1820 Aliu shalon kalin e tij arab(Dervis) e pasi kapua i skortes se Aliut i solli armet e fameshme ,pushken e gjate me ngjyre vishnje e blu e bere ne Versaje ja jep Thanas Vajes , merr koburen qe Napoloni ja kish bere dhurate e ngjez ne brez, fut ne kellef pas shales se kalit pushken qe Mbreti Karlo i Svezia ja kish bere dhurate. Dhe me thirrjen e sulmit Flori e Shepate ju drejtua me shpejtesi Armikut te beuar Ismail Pasho Bey qe nuk ju pergjigj, atehere qellon menjehere per vdekje kapo kolonelote artilerise turke,dhe vret nje te njohur te Ismail Pasho Bey me dy plumba ne zemer,duke thirrur me ze te larte shpirtin e nenes se tij Hanko .Me ndihmo. Kjo qe dalja e fundit ne fushe te luftes se Aliut gjate rrethimit te Janines. Konsolli i Vatikanit ne Korfuz Karlo Ribas deshmitar ocular i shkruajti Ministerise se Jashteme te Vatikanit.Ne kete moment Ali Pasha i Janines ka dale nga keshtjella e qytetit ne krye te shume te besuarve te tij e pasi ka vrare e plagosur qindra muslimane, pa asnje humbje nga ana e tij eshte kethyer ne keshtjelle me rregull te madh.Po edhe Aliu i ka bere dhurate Napolonit,flitet per nje pistolet te Khanit te Madh te Krimese Selim Surajt qe Aliu e mbizotronte.Qe ne traditen e shqipetareve kjo race luftetaresh te kishi pasion armet e bukura e te mira dhe tja dhuronin mikut me te mire. Aliu ja dergoi Napolonit me 1806 me keto fjale : Ajo nuk mundi te ruaje nga ruset shtetet e zoterise se saj te pare, e une po ja dergoj njeriut qe morri hak aq mire per Austerlitzin.

Albert Pasho





Free Blogger Albert Pasho

Nicopoli(Preveza),Moska dhe Tepelena,dy kopertine "Relike" të historisë të Epirit. (Ali Pashë Tepelena). Albert Pasho.

Kopertina e çokollatës Francese e markës "Poulin" Kjo histori eshte nje gershetim epiko historik ku dy kopertina çokollatash trans...