lunedì 5 settembre 2022
Diamanti Ali Pashe Tepelenes ( Spoonmarker s Diamond ). Albert Pasho
domenica 4 settembre 2022
Kujtimet e Napoleone Bonaparte per Ali Pashe Tepelenen. Letra e Aliut per Napoleone Bonaparte.1 Qershor 1797. Albert Pasho
Janine 1 Qershor 1797
NAPOLEONE BONAPARTE
JUVE GENERALIT TE LAVDISHEM (IL VOSTRO GLORIOSO GENERALE) VLERESIMI E NDERIMI QE KAM PER JU, SI DHE PER MADHESHTINE E FUQINE E VENDIT TUAJ,ME KANE SHTYRE TE KERKOJE MIQESINE TUAJ.DERI TANI KAM DEMOSTRUAR SIMPATINE TIME, TREGUAR KJO ME DHURATA E NDERE TE CDO QYTETARI TUAJ QE KA VIZITUAR PASHALLEKUN TIM. QE ZOTI RAGONI NEN KONSULLI JUAJ NE JANINE,E DANIER AGJENTE TUAJ NE KONSULLATEN E ARTES JANE DESHMITARE PER DEKLARATAT E MIA.JU SIGUROJ QE JAM I GEZUAR TE NJOHE FITORET TUAJA E TJU DREJTOJE URIMET ME TE SINQERTA PER SUNDIMIN FITUES TE REPUBLIKES SUAJ. ADHUROJE SUKSET TUAJA HEROIKE,JUVE GENERAL I LAVDISHEM,SE BASHKU PARA BOTES.DESHIROJE THELLESHIST MIQESINE TUAJ PERSONALE DHE JAM I SIGURTE QE DO TA KEM,SEPSE JAM NJE BURRE LUFTE SI DHE JUVE.DHE NE FAKT KJO NGJASMERI NE MES NESH ESHTE NJE GARANCI E SIGURTE PER KETE MIQESI. JU LUTEM ME JEPNI SHENJA QE EDHE JU E DESHIRONI MIQESINE TIME. JU SIGUROJE QE JAM SHUME I NDERUAR PER KETE RELACION MIQESOR ME HEROIN E FRANCES. JU SIGUROJE GJENERAL, QE DO TE JETE GHITHMONE NJE KENAQESI TJU OFROJE KUJDESJE E MBESHTETJE CDO QYTETARI FRANCEZ QE DO ME NDERONTE ME VIZITEN E TIJ NE SHTETIN TIM.VLERESOJE DHE ADHUROJE THELLESHIST ORGANIZIMIN E TRUPAVE TUAJ,E DESHIROJ TE ORGANIZOJE USHTRINE E SHTETIT TIM SIPAS METODAVE TE MBREKULLUSHME TE GJENIALITETIT TUAJ.BEJE DHE NJE KERKESE MIQESORE JUVE I LAVDISHEM.DESHIROJE QE TE ME DERGONI DY OFICER TE ARTILERISE DHE DY ALTILIERE ,QE TE JETOJNE NE OBORRIN TIM E TE SHERBEJNE SI ORGANIZATOR E MESUES PER TE PARET OFICER TE ALTILIERISE TE USHTISE TIME. RROGAT STREHIMI KUAJT E CDO NEVOJE TJETER DO TE MBULOHEN NGA NJE FOND SPECIAL.NJE FALEMINDERIM OFICEREVE TUAJ TE LAVDISHEM. BESOJE QE NE RRETHANA TE TILLA DOTE ISHTE THELBESORE TE MESONIN METODA TE RREJA TE LUFTIMIT PER TE PAKTEN PER 4 VJETE.POR PER RASTIN TIM MENDOJE QE 2 VJETE JANE TE MJAFTUESHME, SE KAM DHE SHUME OFICERE GREKE NE USHTINE TIME. KAPACITETI DHE INTELIGJENZA E TYRE GARANTOJNE NJE PERVETESHIM TE SHPEJTE TE STRATEGJIVE EUROPIANE,KESHTU SI GJENIALITETI TUAJ E KA PERFEKSIUNUAR. PRES VENDIMIN TUAJ.KUPTONI ME MIRE SE MUA QE AVANTAZHET QE DO KETE VENDI JUAJ KUR TE KETE NJE MIK TE FORTE E TE DEVOTESHEM SI MUA NE ORIENT. NEN KONSOLLI JUAJ NE OBORRIN TIM EKSELENZA E TIJ RAGONI JU KA INFORMUAR SIGURISHTE PER FUQINE DHE LIMITET E SHTETI TIM.PO ASHTU AI JU KA INFORMUAR QE USHTRIA IME ESHTE MAJA E USHTRISE TE SULLTANIT DHE QE ESHTE BESNIKE VETEM MUA.
Ky nuk eshte fundi i leteres te Aliut ajo eshte me gjate.Argumentet teknike te tij me demostrojne deshiren e tij qe te vihet nen mbrojtjen time.Nen lavderimet dhe komplimentet e tij duket qarte enderrat e tija te shkeputjes nga varesia e sulltanit,sepse praktikisht ishte shkeputur me kohe.Me kujtohet nga nje raporte i fundit te ambasadorit tone ne Stamboll,ky vihet ne dukje dobesia e Sulltanit karshi Ahmed Pasha te Tolomeida e Ali Pasha te Janines.Te dy keta Pasha paguanin me deshire e dinakeri taksat te derguarve te Sulltanit ,dhe ne te njehten kohe organizonin kurthe per te rimarre perseri parate e tyre dhe keshtu ne syte e Administrates qendrore ngjanin taksa pagues te rregullt.Naturalisht kjo loje nuk ishte shikuar me sy te mire ne Stamboll.Benin sikur e kishin blere sepse te dy keta Pasha ishin shume te fuqishem,dhe injoronin Porten.Kane krijuar nje shtet brenda shtetit,bejne me koken e tyre,ne pergjithesi komandojne te pavarur nga Porta e Larte.Jam i kenaqur nga kjo leter e sundusit Shqiptar te Janines.Nuk me interesojne natyrisht lajkat, komplimentet ne te cilen letra eshte plote,dhe shikoje ne te oportunitetin dhe justifikimin per planet e ardheshme ne Medio Oriente.Si aleat i Frances Tepelenesi eshte kalkulator.Shteti i tije ka shume potencial lufte e se organizohet mire,shendrohet ne nje berthame ushtarake te nje ushtie te madhe.Per te gjitha keto arsye ja paraqita leteren kolegeve te mi dhe mbeshteta me force ploteshimin e kerkesave te tije.Diskutimi nuk duroje gjate.Jam autorizuar te dergoje leteren e Ali Pashes ne komisionin e Puneve te Luftes.Dhe kam pare qe do te prezantonin nje liste te oficereve ne gjendje per kete mision.
Vasiliqia ,Bukuria qe i rrembeu zemeren Ali Pashe Tepelenes. Albert Pasho
Vasiliqia ylli i vajzerise.
sabato 3 settembre 2022
Ali Pashe Tepelena eshte rruga qe te çon drejt Revolucionit Grek( William Miler). Albert Pasho
Luani Janines eshte rruga qe te çon drejt kryengritjes Greke.(William Miler)
Achile, Alessandro dhe Pirro i Epirit ( Antropollogjikisht i perkasin races pellazgo-Illire ). Albert Pasho
Alessandro Magno e Pirro i Epirit kishin lidhje gjaku ata ishin kushirinj,por jo shume te aferm.Ata do te jetone ne te njejten periudhe kohore historike,dhe si te tille nuk jane pjese e dy boteve te ndryshme sociale e kulturore,nuk jane pjese e dy fazave te ndryshme te historise.Ata jane dy anet e te njejtes medalie ne ate moment te caktuar te historise.Te dy lavderoheshin dhe krenoheshin e thoshnin qe rridhnin nga ZEUSI nepermjet Eakos. Eako eshte djali jo legjitim i ZEUSIT i cili ne mitollogjine Greke eshte gjysem perendi e gjysem njeri.Eako eshte konsideruar nje njeri mjafte i drejte, aq i drejte sa kur vdiq ju besua gjykimi per hyrjen ne Ade. Pra atje ku gjykoheshin shpirtrat perpara se te hynin ne boten tjeter.Eako eshte babai i Peleo i cili eshte babai i Akilit i cili eshte djali i vetem i tij. Akile pati vetem nje djale Pirro, qe me vone u quajt Neotolemeo.Ketu po hap nje paranteze se Pirro eshte emeri i djalit te Akilit atehere i bie qe emeri i Pirros se Epirit eshte i bazuar ne kete hipoteze dmth ne mitollogjine antiche.Sipas mitollogjise kur nena e Akilit qe quhej TETI ose TETIDE( qe ishte nje perendi deti) e kishte fshehur Akilin ne ishullin e Skyros,ne menyre qe te mos merrte pjese ne luften e Trojes, dhe qe te mos njihesh e kishte veshur si grua.Per kete arsye Akile kishte marre emerin Pirra ne ishull (qe ne Greqisht do te thote zjarr) per shkak te flokeve te Akilit qe ishte bjond ne te kuq,dhe per kete arsye kishte mar emrin Pirra. Por shume shpejt çdo gje do zbulohej sepse Akili do te lere shtatezane vajzen e Mbretit Licomede, e cila quhej Deidamia, dhe me te pati nje djale qe e quajti si veten e tij Pirro.Kjo sepse ai vete ne ishull quhej PIRRA dmth i dha emerin e tij.Pas kesaj Akile niset ne luften e Trojes dhe ku ra ne lufte dhe keshtu se pa kurre me djalin e tij Pirro.Lufta e Trojes vazhdoje gjate dhe sipas mitollogjise, qe te mirrje Trojen duhej qe ne lufte te merrte pjese nje luftetare, trashgimtare i fisit te Eakos, i cili kishte ngritur murret e Trojes.Dhe ja qe ata shkojne e marrin Pirron djalin e Akilit qe ishte i vetmi trashgimtere mashkull nga fisi Eakos.Pirro(djali Akilit) shkon ne Troje dhe mer pjese ne lufte, ne nje moshe mjafte te re dhe me pas ai do te quhet Neotolomeo. Qe pikerisht ky Neotolemeo qe do te vrase Priamo mbreti i Trojaneve, po ashtu me vone vret edhe djalin e Hektorit, Astianate dhe ne kete menyre ben qe te zhduk tere trashgimia e prejarrdhies te gjakut Trojan. Pas lufte Neotolemeo ( dmth Pirro djali i Akilt) do te martohet me Ermione, vajzen e Helenes dhe Melenaos, i cili ishte mbreti i Spartes.Ermione eshte e vetmia trashgimtare e fronit te Spartes, sepse ne ate kohe trashgimia kalonte nepermjet linjes femerore.Pra keshtu Neotolemeo behet pretedent per fronin e Spartes,ne saj te Ermione. Po ne ate kohe froni ishte i zene nga Melenao dhe Helena.Per kete arsye Neotolemeo dhe Ermione vendosin te largoheshin nga Sparta dhe do te shkojne e vendosen larg ne veriperndim te Spartes.Atje ne vendin ku bashkoheshin dy dete ai Jon me ate Adriatik, e panjohur dhe e pa eksploruar me pare.Kjo toke e re per ta eshte Epiri dhe Iliria e poshteme.Ketu Neotolomeo themelon nje qytet qe quhet Milos, dhe keshtu ai do ti japi nje dinastie te re asaj te Moloseve ne 439a.c.Ne rrjedhen kronollogjike te historike ketu kemi nje periudhe te erret te kronollogjise kohore deri sa na shfaqet ne burime historike mbreti i Moloseve Alceta.Ne baze te te dhenave historike Alceta, deshmone e konfirmone faktin qe ai dhe Moloset jane trashgimtare te denje te Akilit ne Epir, nepermjet djalit te Akilit,( Pirro me pas Neotolomeo).Kjo mbreteri shtrihet ku ndodhet sot Epiri dhe Shqiperia e Jugut. Alceta eshte i pari mbret i Moloseve qe ne njohim.Alceta do te kete dy djem qe quheshin Neotolomeo dhe Arriba.Per kete arsye Alceta do te ndaj mbreterine e tij ne dy pjese , ne pjesen veriore ku shtrihen sot territoret Shqiptare (Iliria) per djalin Neotolomeo,dhe ne pjesen jugore ku shtrihet Epiri sot per djalin tjeter Arriba.Djali Alcetes,Neotolomeo qe sudonte ne veri kete dinasti do te kete dy femije, djali quhet Alesandro I, ose ndryshe njihet ne histori me emrin Moloso dhe nje vajze qe quhej Myrtali dhe me vone kjo do te quhet Olimpiade ose Olimpia ( nena e Aleksandrit te Madh - Leka i Madh).Ne kufijte e kesaj dinastie te Neotolemeos qe shtihej ne veri ne pjesen verilindore te saj shtrihej nje mbreteri e vogel ajo e Maqedonise me mbret Filipo II qe ishte njkoheshiste dhe kundeshtare me Neotolemeo. Per te rregulluar raportet mes tyre Neotolemeo vendos te martoje vajzen e tij Olimpia(Myrtali) me Filipon II te Maqedonise, dhe nga kjo martese do te linde Aleksandri (Leka i Madh) ose si e njef bota mbare Aleksandri i Madh.Pra kjo eshte pema gjenealogjike e prearrdhjes e Aleksandrit te Madh..Per te forcuar akoma edhe me shume kete aleance me lidhje gjaku me Filipin II, Neotolomeo do te vendosi, qe vite me vone te martoje edhe djalin e tij, pra Alesandrin I (Molosi) me vajzen e Filipit II te Maqedonise, qe quhej Kleopatra (te cilen Filipi II e kish pasur me nje konkubine te tij).Gjate kesaj martese Filipin II e vrasin,nga burimet historike thuhet qe ne kete vrasje ka dore nena e Aleksandrit te Madh pra Olimpia.Ne kete menyre froni i Mbretit,do te kaloje ne duart e Aleksandrit te Madh i vetmi trashgimtar legjitim.Nderkohe situata ne pjesen tjeter te dinastise,ne ate te jugut ku mreteronte Arriba ishte shume e trazuar dhe fuqia e tij(Arriba) ishte ne renie.Kjo per shkak te luftrave te brendeshme dhe te vazdushme..Ne kete situate Neotolomeo vendos te nderhyje dhe te pushtoje zoterimet e vellait te tij Arribes ne Jug.Ushtrine e Neotolomeos e udheheq Gjeneral Kasandro qe eshte djali i tij.Ky Kasandro do te vrase te gjithe femijet e Arribes, me perjashtim te njerit qe quhet Eacide.Eshte pikerisht ky qe me vone behet trashgimtar i kesaj dinastie. Por ketij i duhet akoma kohe dhe do te luftoje me kusheririn e tije Kasandro.Por perseri edhe njehere me pas Kasandro do te vras te gjithe femijet,kesaj here te Eacidit, me perjashtim te njerit,qe quhet Pirro i cili eshte vetem 8 vjeç.Ne fillim Pirro dergohet per mbrojtje dhe kujdesje tek kushurrinjte e tij ne Iliri tek Mbreti Glauk dhe me pas kur rritet ne Egjipt.Ne Egjipt Pirro do te shquhet per vlerat e tij,si trimeria dhe zgjuarsia dhe keshtu do te bie ne sy te Arsinoe e cila eshte mbretereshe e Egjiptit dhe gruaja e mbretit Tolomeo.Kjo do te vendose ta martoje Pirron me nje nga vajzat e saj.Pas martese Pirro me pasurine e vjerrit mbretit Tolomeo dhene per martesen me vajzen e tij vendos te kethehet ne Epir.Ne kethimin e tij ne Epir do te mar me vete edhe elefantet e tij qe me vone do te behen te fameshem ne fushaten e Italise.Me te arritur ne Epir merr ne dore mbreterine dhe behet mbret i Epirit.Kjo eshte lidhja gjenealogjike e gjakut midis Aleksandrit te Madh dhe Pirros te Epirit.Ne te vertete ata jane femijet te dy kushurinjeve qe ishin femije te dy vellezereve, Neotolomeos dhe Arribes. Aleksandri i Madh dhe Pirro i Epirit, nuk njiheshin me njeri tjeterin sepse mes tyre ka nje largesi kohore prej 4 vjetesh.Kurr Pirro i Epirit do te lindte ne 219a.c, Aleksabdri i Madhe(Leka i Madh) kish vdekur ne 323a.c pra kater vjet me perpara.Ne ate kohe historike raporti etnik midis racave eshte nje perberes konstant dhe mjaft i rendeshisem ne jeten e brendeshme te ketyre shoqerive antike.Dhe eshte pikerisht ky gabimi i madh qe shume autore te historise bejne duke mos e konsideruar fare kete aspekt etnik.Per ta kuptuar me mire kete aspekt etnik ne Romen antike qe shoqeria ishte e perbere nga dy klasa te ndryshme etnike e sociale,atyre te Plejbeve dhe Patriceve.Ndryshimi midis Plejbeve dhe Patriceve eshte thellebesisht dallim race dhe shoqeror.Te paret Plejbet ishin te races Mediterane antike ishin autokton,ndersa te dytet Patricet ishin indeoeuropei te arrdhur me vone.Qe do te thote midis tyre kishin zakone te ndryshme,kalendare te ndyshem,zakone familjare te ndryshme,besime te ndryshme,pra ata konsideroheshin raca te ndryshme mes tyre.Po ta projektojme kete ndryshim ne shoqerine tone bashkohore,sot dallimi i races pershembull bazohet tek ngjyra e lekures.Por ne ate kohe ne shoqerine antike, racat bazoheshin tek gjinia.Nje nga shoqerite antike qe e kish bere te veten kete ndryshim dhe diskriminim racial ishte pa dyshim ajo e shoqerise antike helene.Shoqeria antike helene ishte rezultat i dy realiteteve raciale etnike dhe shoqerore te ndryshme,ato ishin ne konfrontim te vazhdueshem e te ashper mes tyre.E para ishte raca mediterana antike qe perbehej nga Athina, Kreta,Akej,Miqenet perfaqesues te nje shoqerie matrialkale,qe e kishin zakon te vdekurit e tyre ti digjnin,ekonomia e tyre bazohej ne periudhen e bronxit,ishin bujqer dhe blegtore te vegjel.Te dytet raca etnike e pushtuseve e atyre indeoeuropei te arrdhur me vone dhe shoqeria e tyre qe patrialkale,ekonomia e tyre bazohej ne periudhen e hekurit,qe per zakon te vdekurit e tyre nuk i digjnin por i varrosnin,keta jane themelues te luftrave dmth jane pushtues.Dhe keta jane te paret jane civilta e IONEVE dhe te dytet civilta e DOREVE.Pra IONI e DORI jane dy raca etnikisht te ndryshme,dy shoqeri diametrialisht te kunderta si nga ana sociale e kulturale.Kjo shpegon dhe faktin qe Athina dhe Sparta ishin gjithmone ne lufte dhe urrenin njeri tjeterin.Dallimi mes tyre ishte rrenjesor dhe i thelle.Kjo perkarsi etnike shpjegon dhe faktin pse ata nuk ndihmonin njeri tjeterin dhe se ishin shume afer gjeografikisht.Kjo shpegon faktin qe ushtrite Doriane shkoni per ndihme deri ne Epirin e larget ose ne Iliri ose ne Magna Greke ne Itali per te ndihmuar ata ne rast nevoje,sepse Dorianet ndiheshin te njejte me ta,i perkisnin te njejtes race etnike-shoqerore..Ndryshimi mes tyre arrin deri tek gjuha qe flasin,disa germa i lexojne dhe pronuncojne ne menyre te ndryshe.P.sh germa "k" ata Ionianet e lexojne "ks" dmth "x",nga ka prearrdhjen edhe x i gjuhes latine.Gjeografikisht ata shtriheshin ne keto hapesira.Ajo e IONEVE pasi qe debuar, shrihej ne Athine,ne brigjet e detit Egje,ne Azine Minore(Turqia sot),nje pjese ne Sicili,dhe nje pjese ne brigjet e detit Tirreno ky eshte regjioni i Kampanes sot ne Itali.Kurse shoqeria ata te DOREVE shtiheshin ne gjithe Peloponezin,Cirenaica(Libia orientale sot) ,Cecilia (Azia Minore ne veri te Qipros sot),ne Bitinia(krahine Turke sot),Krete,Epir (Shqiperia e Jugut sot),ne Itali zonat e Pulias,Tarantos,dhe nje pjese te Sicilise sot. Pra kur flasim per shoqerite antike nuk duhet te perdorim nje sistem pergjitheshimi, si bejne shume autore dhe pikerisht ketu gabojne eshte njesoj si te thuash per Anglezet, e ti pergjithesosh ata me Skoceze,Galezet e Irandezet qe skane asgje te perbashket ose shume pak gjera mes tyreKu ndryshim etnik ne ate kohe quhej "SUGENIS" qe do te thote jemi nje popull,kemi lindur bashke,jemi e njejta race.Ne emer te SUGENIS beheshin aleanca lufte,lidhje gjaku mes mbreterive,dhe ndihmonin njeri tjeterin.I vetmi moment ne histori ne Greqine antike qe kjo u kalua qe periudha e luftes kunder Persise te Darios.Po edhe ne kete moment te historise, jo se u formua nje aleanca mes Ioneve e Doreve,por mund te themi nje bashkepunim kunder nje armiku te perbashket.Dhe menjehere pas lufte,kethehesjhin si me pare ne lufte me njeri tjetrin.Lufta e Peloponezit eshte shembulli me i mire,ku Spartanet kontrrollonin pjesen me te madhe te qyteteve helene.Ne kete skenar do te beje hapesire nje popull tjeter, qe jetonte ne veri ai i Ilireve.Ky raport fillon qe ne shek e VII a.c por eshte pikerishte ne shek V a.c qe ky popull pra Illiret hyjne ne menyre thelbesore e te rendeshishme ne jeten politike e shoqerore te Greqise,duke marre pjese aktive ne luften e Peloponezit.Ne fillim duke e furnizuar me trupa Perdika II te Maqedonise ,dhe me vone duke ndryshuar strategji, vendosen ne krahun e Arrabeu te Lincestide.Sipas Tucidide (historian) i cili thote qe; "fale Ilireve qe ne betejen e Lincestde, ne 423 ac,Arrabeu fiton mbi Maqedonasit dhe aleatet e tyre Spartane".Po ashtu TUCIDIDE thote;" qe ne kete beteje Maqedonasit e lene fushen e betejes te tmerruar nga Iliret dhe thirrjet e tyre per luftarake".Nje shekull me vone Iliret,do te arrijne nje pjekuri politike te tille sa te synojne rritjen e hegjemonise se tyre ne Greqi.Sipas Diodoro Siculo;" eshte pikerishte mbreti Bardhyl i Dardaneve qe pushton Maqedonine dhe here pes here mer pushtime ne Epir".Bardhyli arrin te mbyse gjithe revoltat e Maqedonasve qe donin te rimerrnin pushtetin.Do te jete vetem Filipo II,babai i Aleksandrit te Madh qe me shume mundim do te munde mbretin Bardhyl.Por megjithate ate FilipI II edhe se ishte ne lufte me mbretin Bardhyl, nga ana tjeter do te martohet me mbesen e tij Audata ,ne kete menyre do te krijoje nje aleance me te. Duhet te thene qe bota Illire eshte mjafte e ndare se ne nje ane krijon aleance me Macedonasit,dhe ne anen tjeter krijon aleance kunder tyre.Po ashtu marredheniet e botes Illire me femijet e Filipit II jane reletavisht te mira dhe jo armiqesore sidomos me Aleksandrin e Madh..Plutarco na thote qe Aleksandri i Madh shkonte shpesh ne Iliri per te shtypur revoltat e shpeshta sidomos te Autariateve,Taulanteve e Dardaneve.Pikerisht ketij populli,Ilireve i perkasin Aleksandri i Madh dhe Pirro i Epirit.Ne shek e IV ac Aleksandri mer fronin e Filipit, i cili ka mundur Greket,ne betejen e Cheronea ne kete beteje merr pjese dhe Aleksandri.Babai i tij Filipi do te vdes dy vjet me vone.Dhe ku realitet ndryshon, sepse Aleksandroi nuk eshte si babai i tij Filipi, ai ka nje edukim ndryshe.Ai eshte edukuar nga Aristoteli qe kish si ide filosofike universalitetin e kultures, si nje pasuri mbare njerezore.Pra per Aleksandrin, realiteti helen, ai i dy shoqerive ai i Ioneve dhe i Doreve bejne pjese ne nje realitet me te gjere,ai mbare njerezor i kultures.Eshte pikerisht kjo ideja e Aleksandrit te Madh per boten.Ai pasi mer fronin e te jatit, ndjek gjurmet e Filipit fuqezon pushtetin,por ai e shef boten ne nje vizion me te gjere,ne universalitetin kultural te saj. Aleksandro vendos ti shpalle lufte Imperit Persian.Ma pse Persine?E para ishte sepse ajo paraqiste pengese per espansionin e Greqise dhe tjetra me e rendesishme ishte ajo e i idese te universializmit dhe bashkimit te gjithe grekeve, pavareshisht kujt race dhe shoqerie i perkishnin.Impero Persian ishte nje bashkim i shume popujve te ndryshem,dhe te races Greke ,atyre Ioaneve te perqendruar ne Azine Minore, grekerit e orientit.Kjo lufte, ne emer te kesaj ideje dhe asaj te unifikimit te grekeve me ata te orientit, kethehet ne nje lufte kunder barbareve, por ka dhe nje aspekt tjeter ate te hakemarrjes.Persianet dy shek me pare kishin vjedhur dhe shkateruar kulturen Greke.Pra Aleksandri arrin ne Persi per te konfirmuar kulturen Greke, idene e universalizmit te kultures.Ma Aleksandri i Madh nuk eshte Grek, ai i perket races Illire ma eshte pikerishte kjo ide e universializmit te kultutres qe e ben te ndihet Grek ( dmth edhe pse nuk ishte Grek ndihet me Grek se vete Greket).Historia me vone do ta pervetesoje dhe greqizuar pikerisht fale kesaj ideje ne Greke.Por Aleksandri eshte antropollogjikisht i races Illire.Dhe kete fakt e shpjegone edhe fakti qe Aleksandro luftonte ne beteje hipur mbi kale, ushtria e tij ishte e perbere nga kaloresia, tipike kjo per Iliret, se Grekerit nuk luftonin hypur mbi kale ,ushtria e tyre nuk kishte kalorsi por kishte karroca me luftetare qe luftonin siper tyre po jo kaloresi. Aleksandri eshte i pari qe hyn ne histori si njeriu qe beri ndryshimin e raportit te marredhenies te njeriut me kalin duke dominuar,si kalin e tij Bucefalo.Formimin e kavalerise si njesi ushtarake luftimi per here te pare ne historine njerezore. Ndersa Pirroa i Epirit e shtrin hegjemonine e tije ne perendim drejt Italise se atehershme ne Magna Greke. Betejat e fameshme te tij ne Taras(Taranto) e Sicili do kaloje ne histori,dhe do te mbahen mend per veç te tjerave edhe per Elefantet e tij te fameshem dhe me shprejen e fameshme te tij qe ka hyre ne histori si; "Fitorja e Pirros"(qe do te thote qe s ja vlene barra qerane ne shqip) per humbjet e medha qe pati dmth nje fitore por me humbje shume te medha nga ana e tij. Pirro qe nje komandant e prijes i shkelqyer, qe sipas Plutarco do te thote : "Anibale qe konsiderohet si nje nga gjeneralet me te medhenj te historise,do te thoshte per Pirron, qe vjen nga madheshtija pas Aleksandrit te Madh. Ai beri te trondiste Romen dhe Kartagjenen per 6 vjet rrjesht". Por fati dhe suksesi midis Aleksandrit dhe Pirros qe i ndryshem, se dhe vete realitetet e tyre qene te ndryshme: ai i lindjes me ate te perendimit . Edhe fundi i tyre qe pothuajse i njejte dhe tragjik per te dy.Ndersa Aleksandrit vdes fare i ri, ne kulmin e zgjerimit te territoreve te tija,nga malarja, dhe per disa historiane te tjere per helmim.Pirro do te vdes nga nje ndodhi e rendomte si ajo nga nje tjegulle, qelluar nga nje grua nga tarraza e shtepise se saj,gjate luftes ne Peloponez kur Pirrua po kalonte shaluar mbi kalin e tij.Edhe pse historia zyrtare i ka pervetesuar dhe greqizuar si Greke qe te dy keta Epiroite te medhenj,por ata ne asnje menyre i perkasin kesaj race(Greke) por ata qe te dy antropollogjikisht i perkasin races Ilire
Albert Pasho.
giovedì 1 settembre 2022
Rrethimi Janines,Qendresa dhe lufta e Luanit te Epirit (Ali Pashe Tepelena). Albert Pasho
mercoledì 31 agosto 2022
Rroberit e luftes francez, ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes. Albert Pasho
Historia e anijes livornese "Madona e Montenegros"dhe e rrobeve francese ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes.
martedì 30 agosto 2022
Hankua (Nena e Ali Pashe Tepelenes ) nje amazone e vertete. Albert Pasho
Ismihan ose ne shqip Hankua(1725),Olimpia e koheve moderne, ashtu si Titide dhe Olimpia qe qene muzat frymezuhese te femijeve te tyre te Akilit dhe Aleksandrit te Madh,do te ishin ato qe do te percaktonin , madheshtine dhe fatin e tyre, po ashtu edhe Hankua do te ishte vendimtare ne madheshtine dhe fatin e Ali Pashe Tepelenes ose Pirrua i Ri si e quajnte Bajroni,zot i plot fuqishem i Epirit dhe jo vetem pothuajse i gjysmes te Ballkanit. Lindur ne nje nga familjet e aristokracise te Toskerise,vajza e Zenel Beut te Konices nje nga me te fuqishemit te beljereve te Toskerise. dhe Epirit, nga dera e Zenelbejllinjeve qe krenoheshin edhe per lidhje gjaku me Skenderbeun,si edhe mbesa e te fuqishmit Pasha i Beratit Kurt Pashes qe dhe ky krenohej per lidhje gjaku me Skenderbeun e lavdishem,babai i saj Zeneli jshte martuar me moteren e Kurtit.Sipas kesaj hipoteze edhe Aliu mund te krenohet per kete preardhje te larget te lavdishme. Ajo do te mbrymoshte tek Aliu ato virty qe do ti sherbenin per te ardhmen e tij si ambicien, kurajon,trimerine,diplomacine,vendoshmerine po edhe hakmarrjen,dinakrine karakterin e forte ajo ishte muza mendore,shpirutuale e fizike e Aliut.Aliu ishte shume i lidhur me te. Ne rinine e saj thuhet qe ishte shume e bukur me floke te verdhe dhe sy boje qielli qe i ka trashguar edhe Aliu,ka pasur shume pretedente fisnike per tu martuar, fizikisht ajo ishte bojalleshe,e zhdervjellte, me nje shikim akut dhe depertues,inteligjente me nje karakter te forte dhe te vendosur, shume ambiciose e kurajose, nje amazone e vertete. Ajo qe e vogel ka mesuar te kalorsoje dhe perdorur armet e luftes, mesimet e para te luftes Aliut ja ka dhene pikerisht Hankua.Shume autore e krahasojne ate me Olimpiaden nenen e Aleksandrit te madh per shume karakteristika te perbashketa te karakterit si hakmarja ,ambicja,inteligjenca e intrigi,vendosmeria,dhembeshuria e perkujdesja etj,por ka dhe autore si p.sh shkrimtari historik Konitsiotis Yannis Lyberopoulos qe mbeshtet dhe shkruan per Hankon:"dallohej per dashuri per njerezit e thjeshte, te krishtere o mysliman, respektin qe kish per besimin te çdo lloj,urrejtjen qe kish ndaj agallareve dhe bejlerve vendas qe shkatronin e vidhnin fshatrat". Pas vdekjes se Veliut ne 1760 babait te Aliut, i cili kish qene nje burre i qete.i dashur, bujar dhe shume i prirur ndaj grekeve te cilet me ndikimin e tyre ne Stamboll nepermjet patriakanes te Fanarit,munden te lobonin dhe mernin pashallekun e Delvines per Veliun.Por armiqte e tij e luftuan ate dhe e rrezuan ate nga Delvina,Veliu u terhoq ne zotrimet e tija ne Tepèlene.Armiqte e tij duke perfituar nga fatekeqesia e tij munden ta sulmonin dhe dobesonin ate.Veliu kishte hymbur shume prona ne konflikt me aleancen e bejlereve rival ,qe ishin ata te Kelcyres,Permetit dhe Gjirokasteres ne kufi me pronat e tij,Veliu vdiq dhe la dy gra,nga gruaja e pare kater femije dhe la Hankon me dy femije te vegjel Aliun dhe Shanishane.Hankos ju desh te perballoje nje lufte te ashper me kete aleance te bejlereve per te mbrojtur ato prona qe i kishin mbetur dhe lene Veliu dhe femijet e saj ,ne lulen e moshes dhe bukurise se saj.Ajo i mbrojti me intrige,me dashuri dhe me forcen e armeve.Ajo hoqi qafe rivalen e saj gruan e pare te Veliut bashke me femijet e saj,dhe keshtu ajo ribashkoi te gjitha te drejtat e trashgimise tek Aliu. Ajo hodhi tej rrobat dhe delikatesen e gruas dhe veshi rrobat e luftetares ,ngjeshi pistolat,jatagan dhe sabre dhe shaloi kalin e sajTe manihtur nga guximi,hijeshiadhe dashuria e saj,kreret e maleve te larta te shqiperise i besuan asaj komanden luftarake per luftrat e saja.Pasi krijoj nje çete mirmidonesh (luftetaret e Akilit ),ky ajo ishte ne krye te tyre,marshoi per ne Tepelene per te rivendosur autoritetin e burrit te saj tashme te vdekur, Veliut.Ne te gjitha luftrat e saja ajo shoqerohej nga Aliu dhe kerkonte prej tij bindjen me te rrepte.E bindur qe siguria ,madje dhe ekzistenca e te birit,varej kryesisht nga edukimi i tij ushtarak,e kishte mesuar heret me rreziqet dhe pregatitjen e vazhdushme te nje luftetari te zote.Por armiqte e saj, aleanca e bejlereve ne kufijte e pronave te saja duke perfituar nga kjo situate e re qe ndodhej Hankua e sulmuan pa rreshtur pronat e familjes se saj.Aliu ne kete periudhe ishte i ri dhe pak ekspert qe te drejtonte luften per mbrojtjen e pronave te familjes.Hankua mblodhi gjithe vasalet besnike te Veliut, i organizoje nen komanden e saj per te mbrojtur pronat nga rivalet, por jo vetem kaq, ajo guxoi edhe me shume, ndermori aksione ne territoret e ketyre bejlereve rivale.Hankua tregoje nje talent te veçante si lidere dhe luftetare e ketyre luftimeve jo vetem ne mbrojtje por edhe ne sulm kur sulmonte territoret e tyre.Aliu ka marre mesime e para ushtarake pikerisht nga Hankua gjate ketyre lufterave,duke komanduar ne fillim grupe te vogla, dhe me vone me te medhaja.Pikerisht ketu edhe karakteri i tij u formua me gjithe ato virty qe thame me larte.Pas vdekjes te Veliut kur Hankua me femijete u vendos ne fshatin Karajan prone e Veliut per shkak te problemeve qe linden per pronat brenda familjes te Veliut me gruan e pare dhe gruan e kusheririt te tij.Pronat ishin ato te Hormoves dhe te fshatrave te Rrezes.Ne kete periudhe shpenzimet e Hankos ishin te medhaja keshtu ajo u detyrua te riti taksat dh te vere edhe taksen e kumbores dhe mori edhe fshatin e Kokosit qe ne ate periudhe ishte nen pronesine dhe mbrojtjen e bejlereve te Kardhiqit qe ishin ne aleance dhe me bejleret e Hormoves dhe te tjere te fshatrave te Rrezes.Kjo veprimtari e Hakos kunder aleances se bejlereve ngjallen indinjate dhe xhelozi qe nje grua ti poshteroje edhe me lufte duke i mundur. dhe mar pronat e tyre, derguan nje komande te zgjedhur ne Karajan ne Gusht te vitit 1762 qe arriten te infiltrojne ne shtepine e saj dhe te rrembejne Hankon dhe Shanishine motren e Aliut,nderkohe qe Aliu nuk ndodhej aty.Nderkohe keta dogjen edhe shtepine e Hankos prone Veliut ne Karajan Abuzimet e temerrshme qe pesuan Hankua me moteren ,dhe humbja e disa komandateve te grupeve e detyruan Aliun te kethehej ne Tepelene per te mbledhur forca e pregatitur sulmin per lirimin e tyre.Ma perpara kesaj perpjekje ndodhi diçka, Haxhi Aga nje nga kreret e Kardhiqit i deshperuar per gjendjen qe ndodhej Hankua me vajzen vendosi ti ndihmoje ti liroje dhe ti shoqeroje ne fshatin Gjat.Hankua menjehere ngrriti nje saraj ketu me te madh dhe te fuqishem se ai i Karajanit ku u vendos bashke edhe me vellezerit e femijeve te saj qe Veliu i kishte pasur me gruan e pare nga Bença.Ketu Hankua ngrriti dhe nje xhami dhe ishte ne mbrojtje te pjestareve te fisit te burrit Veliut. Kardhiqotet kur morren vesh i dogjen shtepine Haxhi Ages dhe u drejtuan per ne Gjat,por u terhoqen sepse shume mbeshtetes te deres se madhe te Hysollareve,dmth te familjes te Aliut ishin ne mbrojtje te Hankos dhe Shanizase ne fshatin Gjat. Aliu ishte akoma duke organizuar sulmin.turpi qe nuk kishte arritur te mbronte familjen dhe ankimet e Hankos ndezen tek Aliu ndenjen e hakmarrjes dhe fitores,po ne kete periudhe nuk ishin ne gjendje te mbante nje numer te caktuar luftetaresh per te luftuar. Keshtu Aliu kerkon te fitoj kohe per te mbledhur luftetar dhe para, per te debuar bejleret qe kishin rrembyer pronat e babait te tije.Aliu arriti te mposhte aleancen e rivaleve duke e perçare ate.Ne fillim duke siguruar paqe me bejleret e Kardhiqit e Gjirokasteres duke e ndare ne dysh kete aleance dhe duke e mposhtur..Hankua me Shanisane u stabilizuan ne Tepelene pas fitores se Aliut me bejleret rivale.Hankua gjate gjithe jetes se vete u kujdes per femijet esaj e sidomos per Aliun si drita e syve,eshte ajo qe do ta shpetoje Aliun nga Kurt Pasha pashai i Beratit,po ashtu edhe nga pashai i Janines kur e kapen rrobe ne rinine e tije.Eshte ajo qe do te behet shkake dhe lidhese per martesen e djalit me vajzen e pashait te Delvines,Eminene e urte.Edhe pse Aliu ishte bere burre lufte,ajo vazhdonte ta ndiqte kudo me keshillat dhe porosite e saja ashtu si kishte bere ne femijerine dhe rinine e djalit te saj.Ne vitin 1792 Aliut i vjen lajmi qe nena Hankua eshte duke vdekur,po jep shpirt dhe ka shprehur deshiren ta shikoje per here te fundit djalin e saj te adhurushem Aliun.Edhe pse Aliu beri te pamunderen qe ta arrinte gjalle nenen e tij Hankon ne Tepelene, per ti plotesuar deshiren e saj te fundit,Aliu nuk arriti dot ne kohe sepse Hankua kish dhene shpirt ne krahet e vajzes Shanishise,pak kohe me pare qe Aliu te mbrrinte ne Tepelene.Shanizaja i shprehu Aliut amanetin qe kish lene Hankua para se te jepte shpirt: "Mallkimi im do ti zere femijet e mi, ne qofse nuk marrin hakun ndaj Kardhiqit dhe Hormoves" Vella e moter u betuan para Hankos se vdekur, qe amaneti do te veje ne vend.Hankua vdiq ne vitin 1792 ne dimer,thone qe kete dite koha ishte me suferine dhe shi dhe gryka e Tepelenes ku era ishte padrone me ulerime. Hakmarrja ndaj Hormoves u be 1797,kurse ne Kardhiq 1812,po kjo eshte nje histori tjeter per tu rrefyer.Populli per kete amazone shqiptare do ti kendoje,do ta mbaje gjalle ate ne memorjen e tij historike;
Nicopoli(Preveza),Moska dhe Tepelena,dy kopertine "Relike" të historisë të Epirit. (Ali Pashë Tepelena). Albert Pasho.
Kopertina e çokollatës Francese e markës "Poulin" Kjo histori eshte nje gershetim epiko historik ku dy kopertina çokollatash trans...
-
Shumica e studiuseve te kohes por edhe te me voneshem priren te nenvleresojne rolin e Ali Pashe Tepelenes dhe elementit shqiptar ne revolu...
-
Gjithe jeten e tij Ali Pasha ja kushtoj ngritjes dhe pavarsise te shtetit te tij,padyshim ky shtet do te ishte Shqiptar .Per kete ai te g...
-
Leter autografige e nenshkruar dhe vulosur nga Valiu i Edirne Ismail Rahmi Pasha ,drejtuar familjes se famshme me origjine nga Krimea Haci G...












.jpg)
.jpg)


.jpg)







