Powered By Blogger

martedì 30 aprile 2024

"Keshilli i Larte i Luftes" dhe Ali Pashe Tepelena, Janine 1820.



 Pas daljes se fermanit te Sulltan Muhamedit te dyte ne 16 Mars 1820,ku Sulltani i shpallte lufte te hapur Ali Pashe Tepelenes,dhe ku e akuzonte per tradhti ndaj Perandorise,dhe krijimin e shtetit te tij te pavarur nga Porta. dhe menjehere pas fermanit, dekreti tjeter i leshuar prej tij, shpallja per mobilizim te ushtrise osmane dhe pregatitjes se saj, ne 27 Prill 1820. Ali Pashe Tepelena qe kishte kohe qe pregatitej per kete perballje te hapur dhe te ashper me Porten e Larte,duke ditur kete,si nje rrjedhoje e logjikeshme dhe e vetedishme e politikes ndjekur prej tij ne keto 33 vjet sundimi per krijimin e shtetit te tij te pavarur,ne veren e vitit 1820 do te mbledhe "Keshillin e Larte te Luftes",ne kete asamble ishin ftuar edhe te gjithe kreret e Shqiperise qe ne ate kohe ishte nen vartesine e shtetit te tij, shtet i krijuar qe ne fillim te heres nga Ali Pasha dhe qe egzistonte "de fakto" e fuksional ne te gjitha aspektet e nje shteti modern per kohen.

Keshilli i Larte i Luftes.

 Ali Pashe Tepelena,

Myhktar Pasha zvendes,

Veli Pasha  zvendes,

Antare te Keshillit te Larte te Luftes;

Celaledin Bey,

Abdullah Pashe Tushani,

Hasan Dervishi,

Halil Patrona,

Omer Vironi,

Meço Bono,

Ago Myhrdari,

Thanas Vaja,

Veli Gega,

Tahir Abazi.

Tema kryesore e kesaj asambleje ishte organizimi i ushtrise dhe mbrojtja e territorit ,pregatitja per perballjen me ushtrine osmane.Krijimi i aleancave te reja ushtarake me aleate te rinj, kjo asamble do te diskutonte edhe çeshtje te tjera lidhur me  situaten e krijuar.Aliu ishte i hapur per aleanca te reja edhe per ish armiqte e tij ,qe kohe me pare ai i kishte luftuar,Ai ju beri thirrje qe ishte koha per bashkim te ri,nje beslidhje te re dhe te linin menjane konfliktet e meparshme mes tyre,sepse interesat e vendit e kerkonin,sepse e ardhmja i tij qe dhe ardhmja e tyre, fundi i tij do te qe fillimi i fundi i tyre.Ali Pasha i beri thirrje cilesive luftarake dhe virtyteve te kesaj race luftetaresh si Shqiptaret.Ja si ju drejtua Ali Pashe Tepelena ,kesaj asambleje ;

"JU NUK DO TE JENI ME ATA SHQIPTARE QE DERI TANI KENI QENE KAQ TE FRIKESHEM DHE TE RESPEKTUAR, JU DO TE JENI TE MPOSHTUR DHE TE PERULUR NGA  AZIATIKET  FRIKACAKE, JU RREFEJ SE SHUME PREJ JUSH U KAM DHENE SHKAK PER ANKESE. UNE E DI QE DISA PREJ JUSH JANE OFENDUAR ME TE DREJTE NGA DEMTIMET QE UNE JU KAM BERE JUVE OSE MARREDHENIEVE TUAJA. POR NDERI I SHQIPERISE DHE INTERESI I VENDIT TONE KANE RENDESI ME TE MADHE SE SA ARMIQESITE PRIVATE. DHE KUR TE GJITHE JANE NE RREZIK,KUJTIMI I GABIMEVE TE SE KALUARES ESHTE NJE NDENJE E PADENJE PER NJE MENDJE BUJARE. TANI JU SHIKOJ TE GJITHEVE SI FEMIJET E MI MJESOJ SI MYKHTARI DHE VELIU. THESARET E MIA JANE TE HAPURA PER JU. UNE VETEM KERKOJ NGA JU QE TI BENI NDER EMERIT QE JU MBANI(SHQIPTAR)".    ( ALI PASHE TEPELENA )

Keshilli i Larte i Luftes per mbrojtjen e territoreve do te emeronte komandantet per zonat perkatese,keshtu ai vendosi qe;

Mbrojtja e Janines do te organizohej nga trupat nen komanden e vete Ali Pashe Tepelenes,i cili kishte dhe supervizionin dhe komanden e pergjitheshme te drejtimit te te gjitheva operacioneve luftarake ne territorin e tij.

Mbrojtja e Beratit dhe Shqiperise se Mesme do te organizohej nen komanden e Myhktar Pasha, djali i  madhe i Ali Pashe Tepelenes.

Mbrojtja e territorit te krahines se Zagorise do te organizohej nen komanden e Noutzos.

Mbrojtja e territoreve dhe vendekalimeve te maleve te Pindit ,do te organizohej nen komanden e Omer Vironit dhe Tahir Abazit.

Mbrojta e territoreve te Beozia dhe Focide do te organizohej nen komanden e Androutsos.

Mbrojtja e Leptanos dhe Prevezes do te organizohej nen komanden e Veli Pashes,djali te vogel te Ali Pashe Tepelenes.

Situat e re e krijuar linde si domosdoshmeri thirrjen e vullnetareve te rinj .Ushtria e Ali Pashe Tepelenes perbehej nga dy korpuse,ajo rregolare qe perbehej nga 10-15 mije ushtare,eksperte ne luftime sidomos ne terren malor,shume e organizuar dhe e trajnuar nga eksperte ushtarak te huaj sidomos Francez dhe Anglez,e mire pajisur me municione dhe artileri nga me modernet,nje pjese e saj ishte zene ne luftimet e mepareshme te Aliut,dhe nje pjese me moderne e furnizuar nga francezet dhe anglezet gjate sundimit te tij.Ne kete asamble kreret shqiptare ortodoks propozuan Aliut, qe per te thirrur sa me shume vullnetare te besimit ortodoks nen komanden e tij ai duhej te merte emerin e Aleksandrit dhe te ndrronte besim,natyrisht Aliu nuk e mori ne konsiderim kete version te tyre.Ali Pasha vuri ne dijeni Keshillin per domosdoshmerine e aleancave te reja,ai kishte bere perpjekje duke ju shkruar letra edhe armiqeve te tij te dikurshem,edhe ne Ballkan dhe me gjere, si ne Mal te Zi,Serbi etj,por pa rezultat.Edhe fuqive te medhaja si Frances,Anglise dhe Rusise,Aliu ju drejtua per ndihme,por ato nuk e perkrahen e lane ne fatin e vete,ato nuk ishin te interesuara per te,por ishin munduar ta shfrytezonin per qellimet e tyre gjeo politike ne kete rajon.Te vetmet aleanca qe do te formoheshin qene ato me Suliotet dhe me shoqaten e miqeve Filiki Eteria qe po organizonte levizjen per pavaresi te Greqise,kjo shoqate e idejuar dhe sponsorizuar nga Ruset.Aliu vuri ne dijeni Keshillin e Luftes dhe asamblene,per perkjete e tija per ti dhene shtetit te tij,ligjeshmerine juridike ate te nje kostitucioni modern,nga me te perparuarit te kohes, perpjekjet e tija qe ai kishte bere ndaj kancelierit te Austrise Menterik dhe Carit te Rusise si dhe disa qarqeve masone.Vendimet e ketij keshilli do te hynin ne veprim menjehere,do te shenonin fazen fillestare te luftes te Ali Pashe Tepelenes ndaj Portes se Larte,i vetmi qe i doli perballe dhe i vendosur ne gjithe ballkanin,asnje nuk kishte guxuar te sfidonte kete fuqi te medhe te kesaj kohe si Porta e Larte,vetem Luani i Tepelenes dhe Epirit.





Fre Blogger Albert Pasho





lunedì 22 aprile 2024

John Galt " The Life of Lord Byron " vizita e tij ne Tepelene.






John Galt shkrimtar skocez lindur ne Irvine ne 2 Maj 1779, u takua me Byronin ne vitin 1809 gjate nje udhetimi nga Gjibiltera ne Malte,ata do te takohen perseri ne vitin 1810 ne Athine e Smirne dhe ne vitin 1811 ne Londer.Nga keto takime do te lindi nje miqesi mes tyre.Ne veren e vitit 1830 Galt do te shkruaj "The Life of Lord Byron".Autori  do te pershkruaj udhetimin e Byronit dhe te shokut te tij Hobhause ne kete pjese  Europiane te Perandorise Otomane.Do te pershkruaj edhe udhetimin e tyre neper Shqiperi per tu takuar me Ali Pashe Tepelenen ne sarajet e tij ne Tepelene.John Galt do te vdes ne 11 Prill 1839 ne Greenock,Angli.

Udhetaret tani ishin ne vendin e lindjes se Ali Pashes ne Shqiperi, të cilin ata prisnin ta gjenin në Libohove, por në te hyrë në qytet, ata mesuan se ai ishte në vendin e lindjes në Tepelene. Gjate udhetimit te  tyre nga Libohova në Tepelene ata  nuk takuan asnje aventure,ata as nuk vizituan Gjirokasteren, të cilen e kishin rreth nëntë ose dhjetë milje larg,ky një qytet i madh, Supozohet se ka rreth njëzet mijë banorë, kryesisht turq. Kur arritën ne Qesorat,qe ishte ne një distancë jo më shumë se nëntë milje, e cila u kishte marrë atyre pesë orë rruge. Ata u strehuan në mënyrë të këndshme për natën në një shtëpi të pastër, dhe pronari shqiptar, në sjelljen e të cilëve ata nuk mund të dallonin asnjë nga ato pamje  të mbrapshta që tregon greku i degraduar,ai i priti me një mirëseardhje të përzemërt.Mëngjesin tjetër ata nisen udhëtimin e tyre pasi kishin  ndaluar një natë më parë .Gjate rruges per në Tepelene, duke ju afruar asaj ata takuan një karrocë, jo shume elegante sipas modës gjermane, me një burrë në drejtim që ngiste katër kuaj me frerin e karroces në dorë, dhe dy ushtarët shqiptarë që qëndronin në këmbë prapa karroces.. Ata ishin duke ecur me në trot përmes baltës dhe llucës, me guxim pavarësisht nga rreziku i rruges. Për sytë udhetareve anglezë ishte e pamundur që një karroce e tillë të jetë në gjendje të arrijë në Libohove,ky ajo ishte drejtuar. Në kohen e duhur ata kaluan lumin Vjose, e cila atëherë ishte plot, dhe i kujtoi  si Byronit  ashtu edhe mikut të tij Tamixhin në Westminster po aq te gjere sa Vjosa. Pasi e kaluan atë në një urë guri, ata u gjeten ne Tepelene. Me mbërritjen e tyre ata vazhduan menjëherë në drejtim te pallatit te Ali Pashes.Ata ishin perpara një skene qe ata e kanë parë atë me pare se rreth njëqind vjet. Oborri i kështjellës së një baroni të madh feudal.Shqiptaret me petkun e tyre( me te bukurin ne bot,me fustanelle te gjate te bardhe,tallagane te qendisura me ar,me jelek kadife te kuqe,te qendisura me oje te arta),me kobure te lara ne argjende,tartare me me kapele te gjata,turqit me qyrk te madh e turbante,ushtare togje togje ne qoshkun e madh te hapur ne balle te pallatit dhe sklleverit arape ne galerine e madhe dhe te gjate,me kuaj te vendosur ne nje qilar perposht,dyqind kalores te shaluar ne kuaj dhe gati te nisen ne çdo çast,kalores qe sjellin e dergojne lajme te ndryshme,daullet e mujezinet qe thrrasin izane nga minarete e xhamive,te gjitha keto me pamjen e jashtezakoneshme te pallatit,qe ngjall nje atmosfere te re gezimi per syte e nje te huaji.Qetësia e veçantë dhe lehtësia me të cilën mahomedanët thonë lutjet e tyre, i goditi udhëtarët si një nga gjerat më të veçanta që kishin parë deri atehere.Perkushtimi ndaj lutjes dhe vendi i faljes, i patrazuar dhe pa shqetesuar nga te tjeret qe i rrethonin i benin ato te veçanta.Lutjet zgjasin rreth dhjete minuta,ato thuhen me ze te ulet,ndonjehere vetem me levizjen e buzeve dhe nëse lutja behet në rruge ose në një dhomë, nuk tërheqin dhe shqetesojne vëmendjen e kalimtarëve. Nga më shumë se njëqind nga rojet në galerinë e rezidencës së vezirit në Tepelene, jo më shumë se pesë ose gjashtë u panë në lutje. Shqiptarët nuk jane mahomedanë të rreptë, por ata nuk e shqetësojne kurrë përkushtimin e të tjerëve.Udhetimi i tyre perkoje me agjerimin e Ramazamit,gjate nates ata ishin te shqetesuar me zhurmen e vazhdushme qe vinte nga galeria lart,nga daullet dhe zeri i Muezinit. Një ditë pas mbërritjes së udhëtarëve  në Tepelene u caktua nga veziri për takimin e tyre të parë. Rreth mesditës koha e caktuar nga Veziri, një oficer i Pallatit me nje shkop të bardhë ne dore u njoftoi atyre se Lartësia e Tij ishte gati ti priste. Në këtë mënyrë ata u drejtuan nga banesa e tyre të shoqëruar nga sekretari i Vezirit, dhe të shoqeruar  nga sherbetori i tyre.Oficeri i pallatit  udhehoqi rrugën, dhe kaluam përmes një suite apartamentesh të mobiluara në mënyrë të konsiderueshme. Kur hyme ne dhomen e pritjes Aliu ishte ne kembe,ai na priti me një mirësjellje qe e dallon nga nje turk. Ndërsa po shkonim drejt tij, ai u ul dhe kërkoi qe ata të ulen afër tije.Salla ishte e gjerë dhe e pajisur bukur, rrethuar nga ajo specie e divanit të vazhdueshëm që ketu e quajnë divan, të mbuluar me kadife të qëndisura në mënyrë të pasur; Në mes të salles ndodhej një shatervan  i madh mermeri,qe hidhte ujin lart me hijeshi.Hobhouse  e përshkruan Aliun në këtë takim si një burre të shkurtër, dhe i shëndoshë, rreth pesë këmbë pesë inç te gjate; me një fytyrë shumë të këndshme, të bardhe dhe të rrumbullakët,me sy blu te thelle,qe ska asgje te ngjashme me nje turk. Mjekra e tij ishte e gjatë e plote dhe e bardhe, dhe një gje e tillë per çdo njëri si çdo turk tjetër do të ishte krenar. Megjithatë, ai, i cili ishte më i zënë në Duke u kujdesur për mysafirët e tij ai vete, as nuk e vështroi keq, as e qortoje, as e shau atë,sekretarin e tij sipas zakonit të bashkëkombësve të tij, kur ata kërkojnë të mbushin pauzat në bisedë. Ai nuk ishte veshur me madhështinë e zakonshme të rangut te tij.Përveç se çallma e tij e lartë, e përbërë nga shumë diamante te rrumbullaket të vogjel, ishte prej muslini të artë, dhe jatagani i tij i mbushur me diamante.Ai ishte shume njerezor dhe argetues me  mysafirët e tij, dhe kërkoi nga ata ta konsiderojnë veten si fëmijët e tij. Ishte me këtë rast qe ai i tha Byronit , se ai zbuloi qe gjaku e tij ishte fisnik,kjo per nga nga vogëlsia e duarve dhe veshët te tij, një fakt ky që është bërë proverbiale dhe që pranohet se është e  vërtete në prearrdhje.Ceremonitë në vizita të tilla janë të ngjashme në të gjithë Turqinë, midis personave të të njëjtit rang.





Free Blogger Albert Pasho

sabato 20 aprile 2024

Vargjet e George Gordon Byron,dedikuar Tepelenes, nga poema "Childe Harold's Pilgrimage".



 George Gordon Byron 19 Prill 1824, si sot 200 vjet me pare vdes Lord Byron, qe Tepelena jone me Ali Luane paten nderin ta prisnin e nderuar ashtu si Tepelenasit e kane zakon. Ja vargjet dedikuar Tepelenes dhe njerezve te saj nga Byroni, ne poemen e tij brrilante te "Childe Harold's Pilgrimage".

Dielli po perendon pertej Tomorit,
E Vjosa vjen me vale t egersuar,
Hijet e nates po mbulojne dhene.
Tek rusej me kujdes terthores thike,
Haroldi pa, si meteor ne qiell,
Xhamit e ndritura te Tepelenes.
Dhe murret e kalase permbi lume.
Sa qasej,ndjente zhurme luftetaresh
E cila shtonte flladin vajtimtar te grykes.
Kaloi kullen e heshtur te Haremit,
Nga beri i gjere i portes vuri re
Konakn e ketij prijisi te fuqishem,
Çdo gje tregon sundimin e tij te nalte,
Veziri rri ne salltanet te madh,
Teksa pallatn e tundin pregatitjet,
Ushtare,miq,hademe,skllever presin.
Sarajet brenda dhe kalaja perjashta,
Ketu duket se mblidhen njerez nga çdo ane.
Nje varg atllare te shiluar bukur,
Dhe shume lende lufte e pregatitur
Presin perposh n oborrte gjere,siper
Plot togje te çudiçme sheh ne hajat,
Rendom mbi prag te portes kercet,
Nget kalin shpejt ndonje tartar fesgjate.
Turq,grek,shqiptare,arape aty perzien
Ne lloj lloj ngjyra gjer sa zeri i mbytur
I tamburit te luftes lajmeron akshamin.
Shih t egerin shqiptar me fustanelle
E rrobat e qendisura me ar.
Armet te lara me flori,sa bukur!
Dhe maqedhonasit mandile kuq,
Deline me qylaf e jatagan,
Grekun dinak,te zine bir me cen
T Etiopise,shih pa shih dhe turkun
Mjekrosh,qe rralle begenise te flase,
Eshte zot tepr i rende e smund te jete i bute.
Perzier,po dallojne,aty disa
Veshtrojne viset rrotull e kenaqen,
Nje mysliman besnik po fal namazin,
Disa pijne duhan e disa lozin,
Ketu shqiptari ecen kryelarte,
Greku degjohet duke peshperitur.
Mbaj vesh!Ezani e tundi minarene,
Muezini thrret besniket qe te falen:
S ka zot perveç Allahut!Allahu eshte i madh!
Ne kete stine agjrimi i Ramazanit
Mbahet dite per dite me durim,
Po kur erdh ora e ngathet e iftarit
Filluan prape gostia dhe gezimi;
Çdo gje qe ne burbuje,sherbetoret
I shtruan sofrat mbushur plot e perplot
Tani çardhaku mbeti fare shkrete,
Po nga posht odave vjen zhurme e perzier
Kur robr e trima hyjne e dalin vazhdimisht.
Ne kete vend s i ndihet zeri gruas,
E mbyllur,s del dot pa çarçaf e roje,
Mesuar ne kafaz,as do te dal,
Njejt vetem ia jep trupin dhe zemeren,
Atij q e ka pranuar zot e burre,
E lumtur ne detyre amtare t embel,
Ne me te shenjten permbi gjithe ndjenjat,
Me gjin e saj e rrit femin e saj,
E nuk e le t u bindet epsheve me t ulta.
Ne qoshk te shtruar me mermer,ku kroi
Me uje rrjedhes qe nga mez i trollit
Gurgullon freski plot ande,dhe divani
I bute epshor fton mysafiret t ulen,
Rri pshtet Aliu,burre luftrash e mizor,
Po tash kur embelsia rrezet hedh
Ne ballin e nderuar t atij plaku,
Neper tiparet nuk i duken gjurmat
E kobit qe fsheh brenda dhe e njollos me turp.
Jo se kjo mjeker e bardhe e gjate e tij
S perkon me ndjenjat e rinis se zjarrte,
Moshen e mundi sevdaja,keshtu thone
Hafizi dhe Tejani,me te drejte,
Po kobet q heshtin zerin e meshires,
Dhe s bi kane hije kujt,sidomos plakut,
I kane vene damkene egersires.
Gjaku do gjak,e kush ne gjak e nis
Do mbaroje jeten ca me keq ne gjak.
Nder gjera krejt te ra per vesh e sy,
Ketu shtegtari i çlodhi kembet dhe
Veshtronte rrotull salltanetin,sa
Ju neverit pallati i qejfevet,
Ku madheria e ngjinjur bente palle
Larg zhurmesse qytetit.Po te kish
Me thjeshtesi,vertet do t ish i kendeshem,
Paqja s i don argetimet e genjeshtra
Gezimi tok me salltanetin nuk ka shije.
Te rrepte bijt e Shqipes!Po vetite
Nuk u mungojne,veç t ishin me t arrira,
Armiku ua pa kurrizin ndonje here?
Kush e duron si ata mundin e luftes?
Shkembinjt e tyre s janeme te patundur
Nga ata ne çast rreziku dhe nevoje:
Ç armiq per vdekje,po sa miq besnike!
Kur besa a nderi i therret te derrdhin gjakun,
Si trima turren ku t i çoj i pari tyre.
Haroldi i pa ne kulle t Ali Pashes
Tek niseshin ne lufte e ne fitore,
Pastaj i pa kur vete u ra ne dore,
Viktime e dallges s,eger n,udhe e siper,
Kur rasti i ben te liqte me te liq,
E priten ne shtepi me gjith te mirat,
Gjind me pak t eger presin ca me pak
Bashkatdhetaret do ta linin vetem
Ne zjarr,sa pake zemra i bekan balle proves!.





Free Blogger Albert Pasho

martedì 16 aprile 2024

Pse Ali Pashe Tepelena nenshtroi Sulin.


Zgjerimi dhe rritja e pushtetit te Ali Pashe Tepelenes,ky konsolidim i shpejte i pushtetit te tij i detyroi dhe friksoj shume disa nga bejleret ne territoret e  Shqiperise Jugore te cilet u dorezuan pa shume rezistence.Ali Pasha duke perfituar nga dobesia e tyre zhvilloi disa operacione ushtarake dhe zgjeroi territorin e tij duke mare,Kelcyren,Permetin,Konicen dhe gjithe Akarnaine,shtoi zgjerimin e tij  pergjate lumit Vjose dhe zgjeroi ndikimin e tij ne veri.Suli ishte nje zone gjysme e pavarur ne malesite e thella te Çamerise,e paharritshme lehtesisht,dhe perbente nje sfide te ashper kunder pushtetit te tij,si edhe kunder autoritetit te tij te padiskutushem.Suliotet ky komunitet i shqyar luftetaresh Arberor,ne gjeneze dhe ne gjak,ne gjuhe dhe zakone te besimit ortodoks me origjine te lashte perbehej nga 19 fise,te shperndare ne pothuajse 60 fshatra.Per shkak te terrenit shume te thyer malor,nuk prodhohej pothuajse asnje produkt bujqesor,aktivitetet e tyre te vetme ishin blegtoria, grabitja(vjedhja) dhe lufta.Duke qene nje komunitet ne keto karakteristika gjeografike,ata ruajten karakterin e tyre te ashper luftarak,besen ne mes tyre ,bashkimin mes tyre ndaj kercenimeve qe ju vinin nga jashte,kjo pavaresisht nga mosmareveshjet dhe problematikat mes fiseve te tyre.Gatishmeria e tyre e vazhdushme per lufte,e favorizuar kjo nga terreni i tyre i thyer dhe i paharriteshem, ku ata terhiqesin me shpejtesi i beri ata te pathyeshem,por edhe grate et yre ishin te njohura ne lufte dhe merrnin pjese kur ishte e nevojshme. Te vetme lidhje qe kishin me perandorine osmane qe pakimi i takses se haraçit,kjo takse ju merrej jo muslimaneve ne perandorine osmane,dhe pagimi i kesaj takse ju mjaftonte atyre te mbanin pavaresine e tyre.Suliotet shpesh here lidheshin me armiqte e Ali Pashes bejleret kundershtar te tij, dhe nga ta merrnin ndihme te ndryshme .Po ashtu lidheshin me Ruset,Francezet,armatolet grek dhe banoret e ishujve Jon.Suliotet perbenim nje pengese serioze per zgjerimin e territorit te shtetit te tij,fuqizimin e ketij shteti duke prishur qetesine dhe sigurine e tij,dhe ishin nje sfide e hapur e autoritetit te Ali Pashes ne zotrimet e tija,simbolike kjo e lavdise se Ali Pashe Tepelenes.Fushaten e tij te pare kunder Sulit, Aliu e ndermori ne vitin 1792,ne krah te Aliut u rreshtuan edhe bejleret e Margaritit e Parimithise,te cilet duke qene ne kufi me suliotet,kishin pesuar dhe pesonin vazhdimisht grabitje dhe ishin ne lufte te vazhdushme me suliotet.Perpara se te ndermerte fushaten ushtarake,Aliu duke ditur mire pozicionin gjeografik dhe karakterin e tyre luftarak,ne menyre qe te kishte sa me pak deme si matriale dhe njerezore u mundua te perdore nje plan B.Ju dergoj nje leter krereve te fiseve suliote qe ta ndihmonin ne fushaten kunder bejlereve te Gjirokasteres,qe te bashkoheshin me te duke ditur qe keta bejlere ishin edhe armiq te Sulioteve.Keto aleanca midis shqiptareve qene praktike e kohes atehere.Keta pranuan duke derguar disa suliote te paket ne numer me ne krye Lambro Xhavella per te mesuar qellimet e verteta te Ali Pashes.Aliu  Xhavelles i premtoje lirine e tij dhe pasurine ne kembim qe ai te punonte per Aliun brenda konfederates se Sulit,dhe si garanci per kete marreveshje mbajti peng suliotet e tjere qe shoqeronin ate.Xhavella u shtir sikur pranoj dhe u kethye ne Sul ku vuri ne dijeni kreret e tjere per intrigen e Aliut.Kjo do te bente suliotet te intesifikonin sulmet kunder Aliut.Kur Aliu u informua per tradhtine e Xhavelles filloi sulmin ndaj Sulit dhe pikerisht ne fshatin Kiafes.Disfata per Aliun qe e madhe edhe pse arriten te vrisnin Lambro Xhavellen,ai pati humbje ne njerez dhe para,sepse pagoi shume per te mar luftetaret e tij me te mire qe ishin zene nga suliotet,po ashtu dhe prestigji i tij u demtua shume.Aliu nuk do te hiqte dore nga Suli,prestigji i tij do te kethehej ne vend pak me vone kur mori Prevezen ne vitin 1798,kjo fale bashkepunimit edhe te suliotit te shqyar Gjergj Boçarit krere i Lakia i cili ne ndryshim nga kreret e tjere suliote ishte me paqesor me bejleret fqinje dhe me vete Ali Pashen,ai nuk sulmoi trupat e Aliut kur kaluan ne territorin e tij per te mar Prevezen dhe jo vetem kete por dhe Pargen po te mos kishin arritur Ruset dhe Osmanet.Marja e Prevezes do te ishte nje humbje edhe per suliotet qe e kishin si baze per furnizimin e tyre bashke me Pargen.Deri ne vitin 1801 kur do te filloi fushate e dyte e Aliut kunder Sulit ,Aliut ju bashkuan shume bejlere te tjere qe ishin armiqe te Aliut,si Pronio Aga,Mahmut Daliani,Hasn Zapari,Mustafa Ziguri etj madje dhe Ibrahim Pasha i Vlores.Kesaj rradhe suliotet paten humbje te medha por rezistuan nen udheheqjen Foto Xhavelles dhe Dhimo Drakos duke zmbrapsur sulmet e Aliut dhe u terhequr ne pjesen me te larte te Sulit.Duke pare kete rezistence Aliu ndryshoi stragjedi,ngriti nje zingjir me kulla te fortifikuara ne menyre qe te kontrrollonte te gjitha levizjet ne sul ne vendekalimet e saj.Suliotet u furnizuan nga Praga dhe gjeten mjete te terhiqinin ushqimet dhe kuajt nga fshatrat e tyre te pushtuara.Aleanca e Aliut me bejleret ne fushaten e vitit 1801 filluan te prishen.Kjo per arsye se Ali Pasha mori Delvinen ne vitin 1802,dhe kjo i friksoi se do tju vinte rradha dhe atyre.Ibrahim Pasha i Vlores,Pronio Aga dhe Mahmut Daliani,filluan te furnizojne suliotet me arme, para ,ushqime,e logjistike tjeter kunder Aliut.Si kunder pergjigje Aliu ju afroi paqe sulioteve me kushte,internimin e Foto Xhavelles,dhe pranimin e Kiço Boçarit si governator i Sulit.Nderkohe edhe francezet derguan municione ne Sul.Ne kete pike Aliu e shterngoi me shume rrethimin qe kishte ngritur me kullat ne vend kalimet ne grykat e Sulit.Ky shterngim do te jepte rezultatet e veta,popullesia qe po vuante mungesen e furnizimeve si ushqimore dhe te municioneve,do te detyronte Suliotet te terhiqeshin ne disa kala me larte,dhe nje pjese te popullesise te shkoje ne Prage dhe Ishujt Jon.Fushata e tret e vitit 1803 nen komanden e djalit te Aliut ,Veliut,kjo fushate perkrahe te ashpersise se saj luftarake do te perdorte dhe parane.Suliotet Kuçonika dhe Pilio Gjuzi pasi moren para te shumta nga Veliu,trupat e tij i strehuan ne shtepite e tyre ne mesnate.Keto me nje sulm te shpejte moren dy fshatra,duke i detyruar te tjeret te terhiqen ne Kaifa q e do te binte shpejt dhe do te shenonte fitoren e Aliut ndaj Sulit ne Dhjetor te vitit 1803.U nen shkrua nje marreveshje midis Sulioteve dhe Ali Pashes ne baze te se ciles.Suliotet do te largoheshin nga territori i tyre me gjithe gjene e levizhme,dhe te vendosesin ne nje vend te sigurt larg Sulit.Nje pjese shkoi ne Prage nen mbrojtjen e ruseve dhe me vone do te trasferohej ne Korfuz.Marja e Sulit do te forconte autoritetin e Ali Pashe Tepelenes,shteti i tij u be nje strehe e sigurte per tregtaret dhe te huajt,kjo alence e re me tregtaret e huaj,siguria e garantuar ne tere pashallekun e tij, do te zhvilloj ekonomine e shtetin e tij,duke e vene ne kontakt me fuqite e medha Europiane te kohes.Ne vitin 1820  kur sulltani i shpalli lufte Ali Tepelenes,Suliotet do te jene ne krah te Aliut kunder Perandorise Osmane,deri ne vitin 1821.





Free Blogger Albert Pasho

lunedì 15 aprile 2024

Te takohesh me Ali Pashe Tepelenen ne skenat e Parisit ne Frances,dhe jo vetem.

Nga gjithe publiku Europian, ai i Frances ne veçanti,si dhe ata te Italise,Anglise,Gjermanise do te ishin me te informuar per Ali Pashe Tepelenen,Luanin e Epirit.Kjo per arsyen  per lidhjet direkte te Vezirit qe kishte me keto shtete,fuqite me te medhaja te kohes,por dhe per rolin dhe jehonen e tij ne mbare Europen por dhe me gjere.Franca ne veçanti,vendi i iluminzmit dhe revolucionit,vendi i Bonapartit,i kultures Europiane dhe asaj boterore, do ti kushtoj Ali Pashe Tepelenes nje rol te rendesishem ne pothuajse  te gjitha fushat e jetes ,si ajo historike,diplomatike,ushtarake,kultures dhe artit.Shkrimtaret me te medhenj te saj, do te drejtojne shikimin nga kjo figure legjendare dhe do te shkruajne per te; Hygoi,Balzaku,Dumas e shume te tjere duke e krahasuar ate me vete imperatorin e Frances Napoleone Bonaparte per na vizioni,diplomacia dhe trimeria.Por edhe artet figurative me penelet me te medhaja te Frances  do ta prezantojne Tepelenasin ne veprat e tyre, Vernet,Dupre,Boilly, e shume te tjere jo vetem ne kete kohe por edhe me voneAli Pasha bashke me Marko Boçarin jane figurat me te pikturuara te shek XIX.Pa dyshim edhe arti skenografik do te kishte rolin e tij persa i perket kesaj figure historike shqiptare,kjo edhe per arsyen se ky art skenografik kishte nje burim te pasur literature.Ne 3 Korrik 1827 vetem 5 vjet pas vdekjes se Ali Pashes,do te veje ne skene ne teatrin " Theatre de Rochefort" tragjedia me tre akte me titull " La Mort d'Ali-Tebelen,pacha de Janina".Kjo tragjedi e autorit Eugene de Pradel(1784-1857), kjo shfaqje vjene vetem  5 vjet me vone, qe nje shfaqje tjeter i qe kushtuar Ali Pashe Tepelenes,kesaj rradhe nje melodrame me tre akte e autoreve M.Alezander dhe H.Alfred vene ne skene ne teatrin "Panorama-Dramatique" ne Paris ne vitin 1822.Figura e Ali Pashes Tepelenes do te pushtonte edhe skenat e kryeqyteteve e qyteteve si motra te Parisit.Ne Itali ne teatrin "La Scala" ne 3 Shkurt 1838 do te veje ne skene shfaqja " Ali Pascia di Giannina" Azione Pantomimica me gjashte akte e autorit Giovani Galzerani,kjo do te vihej ne skene edhe ne Torino te Italise ne teatrin"Teatro Regio".Ne  teatrin  "Mazzoni"do te shfaqet  drama "Ali Pascia di Giannina" e autorit Giuseppe Vedeche ne Firence te Italise ne vitin 1844.Ne Londer ne date 19 Tetor 1822 ne teatrin "Covent Garden" do te veje ne skene melo-drama me titull "Ali Pasha or The Signet Ring" me dy akte,e autorit amerikan John Howard Paynet (1791-1852).Ne Munster te Gjermanise ne daten 1 Shkurt 1828 do te shfaqet ne teatrin "Stadttheater" opera me nje akt e kompzitorit gjerman Gustav Albert Lortzing(1801-1851).Ne Prage ne teatrin "The Royal Dutch Theatre" ne vitin 1872 do te shfaqet drama me titull "Ali Pacha van Janina".Figura historike kombetare e ketij shqiptari te madh qe ishte e pranishme ne skenat Europiane te kohes ,eshte e pranishme edhe sot e ridimensionuar nga koha,ajo do te mbetet nje gurre kilometrik i historise sone.




                                                         Eugene de Pradel ( 1784-1857 )



Free Blogger Albert Pasho

sabato 13 aprile 2024

I.R Teatro "La Scala" di Milano, "Ali Pascia di Jannina", Azione Pantomimica, e Giovani Galzerani, 3 Shkurt 1838..

 Ne teatrin me te fameshem te botes ate te "La Scala" te Milanos ne Itali,ate Opres dhe Baletit si dhe te Muzikes klasike, me nje aktivitet prej 246 vjet,dhe me nje kapacitet prej mbi 2.000 spektatores,ku jane luajter kryeveprat e artit boteror dhe Europian,nga artistet me te medhenj nderkombetar,ne kete teater ne m,beremjen e dates 3 Shkurt 1838 do te shkoje ne skene Opereta me titull ; "Ali Pascia di Giannina" Azione Pantomimica me gjashte akte,e autorit Giovani Galzerani dhe me muzike te Antonio Mussi dhe koregrafi te Giovani Galzarini.Kjo operete i kushtohet Luanit te Epirit dhe mbare Shqiperise,Ali Pashe Tepelenes si nje nga personalitet me te medhaja e te degjuara te asaj kohe,dhe kjo pikerisht  vetem 16 vjet pas vdekjes.Spetakoli pati sukses te madh ne Milano por dhe me gjere,ajo do te vihej ne skene edhe ne qytete te tjera te Italise si ne Torino,ne teatrin;"Teatro Regio", per ate do te shkruaj edhe shtypi i asaj kohe.Revista " Cosmorama" e specializuar ne artikujt e historise,te artit dhe spektakulit edhe me ilustrime, ne daten 5 Shkurt 1838 ne Nr 5 te saj "Cosmorama Teatrale"do te publikoje nje artikull per kete veper qe flet me nota shume te mira.Ajo do te shkruaj;" Me ne fund nje spektakel i denje per teatrin e la Skales,me ne fund nje kercim qe per interes te aksionit, per madheshtine e ekzekutimit,eshte me te vertete madheshtore per zbulimin e perzhonazhit,veshjet me dekorazionet e tyre kane kaluar çdo aspektative dhe kane merituar nje duartrokitje universale". Aktori Catte ne rolin e Ali Pashes eshte nje aktor i vertete karakteri, dukej sikur shikoje me te vertete nga afer ate krenari te Ali Pashes te ketij sundimtari te thinjur dhe te eger.Ne kete spektal do te luanin dhe aktore te tjere po kaq te sukseshem ne rolet e Selimit,Zobiede,Senocle,Kourchid,Tahir Abaz,Stefano,Giafar,Middia,Elena (keta aktore do ti gjeni ne skeden teknike te Operetes ne ilustrimin me poshte).Por edhe shtypi i huaj i kohes do te shkruaj per kete event ne Skala te Milanos.Keshtu gazeta prestigjoze Franceze "Le Figaro" ne artikullin e dates 7 Shkurt 1838,ne artikullin e tij gazetari i Figaros do te na sjelle nje bashkebizedim me nje spektator kur po hynte te shifte shfaqjen e pare te ketij balleti dhe e pyet ate se si do te ishte kjo shfaqje,spektatori i pergjigjet  do te jete alla turka.Gazetari do te shkruaj ne artikullin e tij;"Dhe une reflektova se gjysmehena osmane,e cila shkelqeu ne shekujt e kaluar,prej disa kohesh ka rene dukshem nga rruga e saj ndriçuse,argumentova se nje fatkeqesi e re kishte ndodhur ne skenat tona te medha". Permasat e figures se Ali Pashe Tepelenes jane nga me te medhajat dhe popullore jo vetem ne Shqiperi e Ballkan por edhe ne Europe e me gjere,ne histori,letersi,arte e teater,prezenca e tij eshte e pranishme dhe sot por do jete edhe ne te ardhmen.Nuk ka figure kombetare historike tjeter, perveç Skenderbeut,qe ti jete kushtuar kaq shume vepra arti ne literature,arte,teater,gazetari,histori, diplomaci.....etj.


















Free Blogger Albert Pasho.

lunedì 8 aprile 2024

Nje melo-drame kushtuar Ali Pashe Tepelenes,Londer 1822.(John Howard Payne)








Thomas Potter Cooke ne rolin e Zenocles ( The Signet Ring- Ali Pacha)



 Fama e Tepelenasit,Luanit te Epirit dhe te mbare Shqiperise,lavdia e tij e shtrrire si krahet e shqiponjes ne te dy kontinentet,  ashtu si nje varr i vetem  nuk mund ta nxinte dot kete lavdi,ashtu kjo lavdi do te shtrrihej ne hapsire e kohe dhe pertej saj.Lavdia e Ali Pashe Tepelenes do te ishte e madhe si ne jete ashtu edhe pas vdekjes se tij e shtrrire kjo deri ne ditet e sotme.Publiku Europian sidomos ai anglez,francez,italian,gjerman e me gjere, kishin kohe qe degjonin dhe mesonin bemat dhe trimerite e ketij Luani,edhe per arsyen se ata kishin te benin direkt me te dmth shtetet e tyre,keshtu qe shkrimtaret, piktoret,diplomatet,historianet,muzikanet,gazetat,etj..me te miret e kesaj bote kishin shkruar dhe do shkruajne per te.Vetem shtate muaj pas vrasjes se tij kur koka e tij ishte ekspozuar ne Kostandinopoje,ky publik jo vetem qe nuk e kishte harruar por e mbante akoma gjalle kujtimin e tij,do ta takonte ate ne nje nga skenat me te degjuara te kohes.Keshtu mbremjen e 19 Tetorit 1822 ne Londer do te veje ne skene per here te pare ne teatrin "Covent Garden" nje melo-drame me dy akte kushtuar Ali Pashe Tepelenes me titull;" Ali Pacha, or The Signet Ring".(qe ne shqip perkethehet "Ali Pasha ose Unaza vule") e shkrimtarit amerikan John Howard Payne( 1791-1852),qe perveç se shkrimtar ishte dhe poet,aktor dhe dramaturg.Mjaft i njohur per kohen e tij sidomos ne Angli,Amerike dhe ne pergjithesi boten anglo-saksone, per nje kenge qe shkrojti me titull;"Home!Sweet Home!".Ne vitin 1842 do te sherbej si konsull amerikan ne Tunisi per rreth 10 vjet.Publiku londinez ishte ne dijeni per jeten dhe vepren e Aliut kjo fale "Childe Harold Pellegrinaggio" te Byronit vite me pare nje kryeveper qe i kushtohej edhe  Aliut dhe shqiptareve.Publiku londinaz e priti mjaft mire kete melo-drame,dhe pas tre neteve te para, tetri do te komunikonte;"Spektatoret e kane pritur shume mire premieren me shume entusiazem dhe  per kete do te perseritet çdo mbremje deri ne nje urdher te dyte".Perveç kesaj edhe aktoret qe interpretuan ishin te nje niveli te larte ,mund te permendim Thomas Potter Cooke (1786-1864) qe ne kete premiere;" Ali Pacha" interpretoje rolin e Zenocles.(ka dhe nje ilustracion te kohes te ketij roli ne kete premiere te ketij aktori).Ky aktor eshte i pari qe ka interpretuar rolin e " Frankenstein's monster" ne vitin 1823.Shtypi dhe kritika e kohes shkuajten shume per kete premiere duke e vleresuar me notat me pozitive.Jeta dhe vepra e Aliut si dhe karakteri itij ishte i mbushur plot me nle potencial dramatik.Per rritjen e fames dhe legjendes se Ali Pashe Tepelnes do te kontribojne dhe mjaft shkrimtare te tjere me veprat e tyre mund te permendim; Mordecai Noah's "The Grecian captive,or The Fall of Athens" 1822,  Mrs Vaughan's "The Grecians" 1824,  C.E.Walker's "The Revolt of the Greeks,or The Maid of Athens"1824. te gjitha keto opera teatrale te lidhura me figuren e Ali Pashe Tepelenes.



John Howard Payne



                      Aktori Thomas Potter Cooke



Free Blogger Albert Pasho

domenica 7 aprile 2024

Retrospektive,Ali Pashe Tepelena dhe marredheniet me Porten e Larte.


Kater Sulltanet gjate periudhes se sundimit te Ali Pashe Tepelene


 Politika shteterore e Ajanizimit qe ndoqi Porta e Larte,me qellim  mbledhjen e taksave ne gjithe perandorine,si dhe mobilizimin e trupave per fushatat e ndryshme ushtarake sidomos ato lokale,duke perkrahur gjithmone ajanet e rinj ne konfront me pashallaret e vjeter,kjo per arsyen e vetme qe mendonte qe ajanet e rinj mund ti kontrollonte me mire.Kjo politike do te jepte avantazhet e veta ne keto aspekte,por nga ana tjeter do te jepte edhe efekte te deshme dhe te padeshiruara per Perandorine Otomane, qe do te ketheheshin ne nje kercenim seroz per Porten e Larte.Keto efekte qene te dores se pare dhe rrjedhoje kryesore e kesaj politike te ndjekur nga Porta. Me kryesoret nder ato mund te permendim decentralizimin e Prandorise,krijimin e anarkise kjo me dy aspekte,qetesi ne aspektin lokal dhe anarki ne aspektin e pergjitheshem te Perandorise,fuqizimin e jashte mase te Ajaneve lokal ne konfront me Perandorine,dhe ne fakt Ali Pashae Tepelena u shendrua ne ajanin me te fuqishem e te pasur ne gjithe Perandorine Otomane, dhe faktor te tjere me te vegjel.Kjo klime ne Perandorine Otomane do ti jepte mundesine Ali Pashe Tepelenes qe me talentin e tij dhe zgjuarsine abilitetin e tij ta shfrytezoje per qellimet e veta duke ndjekur politiken ne fillim gjerat ne statusin e de fakto dhe me pas te kethehesin ne de juro nga Porta e Larte,deri ne momentin  sa mer pashallekun e Janines dhe emerohet pasha.Qe nga ky moment Ali Pashe Tepelena raportet e Ali Pashes me Porten e larte mund ti ndajme ne dy faza,e para eshte ajo e formimit dhe konsolidimit te shtetit te tij dhe e dyta prishja e raporteve per shkeputjen dhe formimin e shtetit te tij te pavarur nga Porta e Larte.Ideja baze e fazes se pare dhe themelore qe ajo te mbante raportet me Porten e larte sa me normale pa demtuar interesat dhe qellimet e tija qe do te permbushte si krijimi i shtetit te tij.Kjo ide do te vazhdonte dhe ne fazen e dyte por kesaj rradhe drejtuar perkundrejt fuqive te medha te kohes dmth bashkepunim me to ne kerkim te nje aleati te forte per realizimin e ketij projekti,sepse Ali Pasha ishte i vetedijeshem se pa nje aleat e mbeshtetje te forte nuk mund te realizonte dot qellimin e vet.Ne fazen e pare Aliu keto raporte do ti mbante ne disa aspekte si ato,te njofjes formale se sovranitetit te Portes ne keto territore,kjo e demostruar me pagimin e rregullt te taksave dhe dergimin e dhuratave dhe bakshisheve,ne kete menyre ai mund te levizte lirisht dhe te perndiqte qellimet e tija me lehtesi dhe pa u shqetesuar nga Porta.Krijimin e shtetit te tij duke formuar ushtrine etij duke mobilizuar trupa ushtarake per qellimet e tija,duke zhvilluar luftra dhe traktate aleance ne territorin e tij per ta zgjeruar ate,te caktoj e mbledh taksa ne baze te ezigjencave te tij,keto te gjitha te pavarur nga Porta e Larte.Ne kete faze Aliu per te rritur prestigjin e tij ne rajon dhe per ti sherbuer per politiken e zgjerimit te tij,do te mbaj politiken me Porten e Larte,ai mori pjese ne fushatat luftarake ne krah te Portes se Larte ku kjo e kerkonte,ne konfliktet mes pashallareve lokal ne Ballkan,ndonjehere shkonte vete dhe here te tjera dergonte djemte.Kjo politike e Aliut do te jepte frutet e veta,asnje pasha tjeter ne Perandorine Otomane nuk qendroj kaq gjate sa Ali Pasha,plot 33 vjet,ai ndrroi kater Sulltan ata vinin e iknin e Aliu po aty me i forte se me pare.Pa dyshim Aliu nuk permbushte te gjitha kerkesat e Portes se Larte,por vetem ato qe nuk binin ne konflikt me interesat dhe qellimet e tija.Politika e Portes se larte qe, qe te mos demtoheshin pronat dhe pasuria e asnjerit,por Aliu ndoqi politiken e centralizimit te taksave ne territorin e vet duke i kontrrolluar ai vete ato,nje nga burimet e pasurimit te tij dhe shtetit te tij.Nga ana e saj Porta e Larte nuk aprovonte kete politike te taksave prandaj u mundua te perdor Ibrahim Pashen si force kunder Aliut,te cilen Porta e Larte e perkrahnte.Porta e Larte ishte e prekupuar qe Ali Pahe Tepelena dita dites po rritej si fuqi ekonomike e ushtarake dhe trembej qe nje dite kjo fuqi do ti kundervihej asaj.Kjo rriteje do ta bente Aliun edhe me te pavarur nga Porta e Larte,e cila nga ana e saj shume gjera qe Aliu i kishte bere pa aprovimin dhe pelqimin e saj ne autonomi te plote,si marjen e Vlores dhe Beratit,burgimin e Ibrahim Pashes,luftrat me bejleret e tjere lokal per zgjerimin e territorit, mbeshtetjen e armiqeve te Portes nga ai,pasurimi i tij jashtezakoneshem, marreveshjet dhe traktatet e tija me fuqite medha per interes te tij do te sillnin fillimin e prishjes te raporteve me Porten e Larte.Kjo nuk kishte vepruar kunder Aliut deri tani per dy aspekte e para se ishte e zene ne fushatat ushtarake dhe e dyta qe i trembej nje personi kaq te fuqishem si Ali Pasha por dhe per faktin tjeter qe Aliu kishte vepruar perkundrejt saj nga njera ane bente sikur e degjonte dhe nga ana tjeter vepronte per interesat e tij.Kur burgosi Ibrahim Pashen Porta dergoje nje perfaqesues per te pare situaten ne terren,por Aliu e priti si me mire e mbushi me dhurata dhe E ketheu mbrapa qe te tregonte situaten ne perkrahje te Aliut.Faza e dyte e marredhenieve te Aliut me Porten edhe pse zyrtarisht e ka fillimin me atentatin ndaj Pasho Beut ne Stamboll nga njerezit e Aliut,ne realitet eshte me e hershme dhe pothuajse e nderthurur me fazen e pare.Vetem dy vjet pas marjes se Janines Aliu nenshkruan traktatin e tij me ruset per shtetin e tij i perbere ky traktakt nga 8 pika(mund ta lexoni ne kete blog me titull;"Ali Pashe Tepelena,Shqiptaret dhe Revolucioni Grek 1821).Atentati ishte shkaku por Sulltani kishte kohe qe po pregatitej te godiste Aliun,influencuar edhe nga keshilltari i tij personal,armik i betuar i Aliut,Halet Hefendi,Patriakana e Stambollit Fanarit dhe Ismail Pasho Beu.Sulltani nuk dergoi trupa qe ne fillim por i dha kohe 40 dite te terhiqej dhe te kerkonte falje,por e dinte fare mire qe Aliu sdo pranonte,prandaj filloj pregatitjet per lufte kunder Luanit te Epirit.Por dhe Ali Pasha si burre shteti ,diplomat dhe vizionar e dinte fare mire qe politika e tij do te kishte kete epilog prandaj kishte kohe qe pregatitej ne tere aspektet te pakten qe nga viti 1815.Ali Pasha mbolodhi keshillin e tij te Larte te luftes dhe per tre dite organizuan mbrojtjen ndaj sulmit eminent te Sulltanit.Mukhtari do te shkonte ne mbrojtje te Beratit me nje numer te konsiderushem ushtares,Veliu ne Preveze me 15.000 ushtare,Aliu do te mbronte vete Janinen dhe kishte kohe qe kishte mar masa,kishte hapur hendeke te medhaja rreth Janines,ngrriti nje murr tjeter mbrojtes ne kala,ngrriti torre ne kodrat perreth ne Merova,kishte trupat e tijane malet e Trikalles dhe per rreth Janines,ne kalimin e Pindit dhe ne kalane e Lepantos.Aliu u perpoq edhe per mbeshtetje nga gjithe aleatet e tij lokal por edhe nga ata qe i kishte luftuar duke ju shkruajtur dhe bere aleanca te reja,po ashtu edhe nga fuqite e medhaja te kohes.Rusia nuk u angazhua te thyente tratatin e vjenes dhe e braktisi,por p'oshte poshte e luftoi.Britania i sugjeroi Aliut paqe me Porten dhe i afroi strehim e mbrojtje Aliut,por Aliu spranoi.I vetmi ze i vetmuar ne mbeshtetje militare ne perkraje te Aliut nga anglezet qe Komisioneri i Larte i Ishujve Jon Sir Thomas Maitlaind.Aliu beri aleance dhe me levizjen revolucionare Greke me Filiki Eteria,dhe deri ne vitin 1821 rreth 7.000 trupa te kesaj levizje ishin ne bashkepunim me Aliut.Aliu kete levizje e perdori qe Sulltani ta kethente vemendjen drejt revolucionit Grek dhe jo kunder tij.Por Sulltani gaboj stragjetikisht sepse vlersonte me te madh rrezikun e Aliut se revolucionin Grek qe ishte idejuar e projektuar nga Ruset me mbeshtetje te fuqive te medhaja te kohes.Aliu per te fituar kohe i dergonte letra Sulltanit ku i thoshte qe i kishte permbushur kerkesat e tija per largimin e njerezve te tij nga Elbasani,Selaniku dhe Eubea dhe nuk kishte njerez te tij ne Oher,dhe kishte terhequr njerezit e tj nga Trikalla.Kurse nga ana tjeter vazhdonte pregatitjet per mbrojtjen e shtetit te tij,duke mbajtur njerezit e tij ne keshtjella dhe rrethinat per mbrojtjen e territorit.Rrethimi i Janines zgjati per rreth 18 muaj,Ali Pashe Tepelena eshte Shqiptari personi i vetem jo vetem ne Shqiperi por dhe ne Ballkan qe i doli kunder e perballe Sulltanit,Perandorise Otomane nje nga fuqite me te medhaja te kohes,Ali Pasha Tepelena per projektin dhe qendresen e tij e pagoje nga ana njerezore me shtrenjte se askush tjeter,u vra  vete ai tre djemte e tij dhe nipi i tij.Ishin shqiptaret qe rane te fundit ne Ballkan nen Perandorine Otomane pas nje qendrese legjendare per rreth 25 vjet me ne krye heroin e tyre kombetar Gjergj Kastiot Skenderbeun,dhe po ashtu jane shqiptaret qe ngrihen per here te paret ne Ballkan per te larguar rroberine Otomane,kesaj here nen udheheqjen e legjendarit Gjeneralit te Ballkanit,Luanit te Epirit Ali Pashe Tepelena.





Free Blogger Albert Pasho

mercoledì 3 aprile 2024

Emineja ( Gulsumi ) .Gruaja e Ali Pashe Tepelenes.


Um Gulsum (Emineja)  

 Gulsumi ose ndryshe Emineja?,vajza e Kapllan Pashes te Delvines, gruaja e Ali Pashe Tepelenes dhe nena e djemeve te tij, Mykhtarit dhe Veliut,ajo lindi ne vitin 1747. Emineja ose Gulsemi ashtu si e ka emrin qe ka kuptimin  "buzeqeshje" ka vetem 17 vjeç vetem 8 vjet me e vogel se Aliu,rritur ne nje familje aristokratike te kohes te Kapllan Pashes te Delvines me dashuri e perkushtim,ka shume endrra dhe shpresa per te arrdhmen e saj.Ajo eshte e bukur dhe njekohesisht e brishte,e urte dhe xhentile,inteligjente dhe kureshtare,edhe pse eshte ne moshe te re ka nje pjekuri per moshen e saj qe e bene ate te veçante.Ajo shquhet per urtesine e saj sa populli do ta
thrrase"E urta Emine"Ne kete moshe Emineja do te martohet me Ali Pashe Tepelenen ballin e djalerise te Toskerise dhe Shqiperise.Aliu ne kete kohe ka rreth 25 veç,emri i tij eshte bere i degjuar dhe i fameshem ne gjithe Toskerine.Eshte nje djale i forte,me nje fizik te formuar mire i zhdervjellt dhe guximtar, nje luftetar i lindur.Syte e tij jane boje qielli te thelle,floket bionde te gjate qe bien mbi shpatullat e tija te gjera.Ka ambicie te medhaja per te ardhmen,mendja e tij eshte gjithmone ne levizje ne kerkim te strategjive dhe oportunitave te reja.Aliu eshte nje luftetar i vendosur,lufton per njerezit dhe pronat e tija me vendosmeri dhe guxim,nuk dorezohet kurre ka nje vullnet te hekurt dhe vendosmeri te pathyeshme.Te gjitha keto tipare qe i perkasin ne menyre te natyrshme,si dhe inteligjenza dhe forca e tij do ta destinojne te behet njeriu per te cilen do te shkruaj historia si nje legjende pa kohe.Edhe Aliu eshte rritur ne nje familje aristokratike te kohes ai eshte djali i Veliut dhe Hankos vajzes te Zenel Beut te Konices e cila kishte edhe lidhje farefisnore me pashain e Beratit Kurt Pashen..Aliu e njifte mjafte mire kete ambient dhe di si te levize ne te, midis aleancave dhe rivalitetit.Eshte pikerisht Hankua nena e tij qe ka planifikuar kete martese strategjike,kur ajo kerkoi doren e Eminese Kapllan Pashes,keshtu ajo  mund ti hap Aliut rruge te reja per ambiciet e tija ne te arrdhmen. Keto martesa te kombinuara me mbleseri qene praktike e kohes se atehershme, sherbenin per formimin e aleancave te reja te familjeve te pasura feudale,per forcimin e tyre ne aspektin ushtark, ekonomik e social.Aliu dhe Emineja martohen ne vitin 1768 ne Gjirokaster.Çifti i ri ishte i lumtur,te dy te pashem dhe te buzeqeshur qe bashkonte karakteret e tyre.Nga kjo martese te dyja palet ishin te kenaqura.Emineja ishte e lumtur ajo kishte martuar djalin me te fuqishem te Toskerise me nje te arrdhme te ndritur,ajo ishte e kenaqur edhe per faktin qe Aliu nuk ishte martuar me vajzen e Kurt Pashes te Beratit,Meriemin te cilen Kurt Pasha kishte preferuar tja jepte Ibrahim Pashes te Vlores dhe jo Aliut.Ne kete kohe Kapllan Pasha ishte ne armiqesi me Kurt Pashen e Beratit.Emineja ishte e kenaqur edhe per faktin se ajo besonte tek fati,ajo ja kujtonte shpesh Aliut faktin qe ishte babai i saj Kapllan Pasha qe i kishte shpetuar jeten atij,kohe me pare kur Aliu ishte kapur nga pashai i Janines dhe denuar me vdekje,por fale babait te saj qe kishte nderhyre tek pashai Janines per ti falur jeten i kishte shpetuar Aliun.Kjo ngjarje ka ndodhur pas me pak ngjarjes te rrembimit te Hankos dhe Shanishase nga Kardhiqiotet dhe Hormovitet,kur Aliu nisi rrugen e luftes per te arrdhmen e tij dhe familjes se tij.Per kete kohe udhetari suedez Biornstahl ne vitin 1760 ndodhej ne Trikalle dhe do te lere kete deshmi,"Nje prijes Shqiptar i quhajtur Ali Bey kishte mar Trikallen me lufte bashke me luftetaret e tij,dhe e pershkruan Aliun  si nje te ri te fuqishem te pasur dhe me shume emer ne mes te shqiptareve".Por dhe vete Kapllan Pasha ishte i kenaqur nga kjo martese ai pa te Aliu nje arrdhme te madhe dhe u mundua ta shfrytezoje ate per qellimet e tija.Hankua nga ana e saj edhe pse ishte demtuar shume nga humbja e Veliut dhe luften e vazhdushme me bejleret rivale te zones nuk i kishte humbur te gjitha pozitat e saj,pozita e saj me kete martese do te forcohej ku ajo kishte bere nje aleat te forte ne anen e saj me kete martese.Kjo lidhje do te forcohej vite me vone kur Hankua do te martonte vajzen e saj Shanishane moteren e Aliu me djalin e Kapllan Pashes Aliun vellain e Eminese.Ali Pashe Delvina dhe Ali Pashe Tepelena ishin tashme kuneter,kishin mar motrat e njeri tjeterit.Aleanca midis Delvines dhe Tepelenes kishte hedhur rrenje te forta miqesie e bashkepunimi mes tyre.Lindja e djemeve te Aliut do te forconte lidhjen e Eminese me Aliun dhe krushqite do te ishin te kenaqura per kete.Emineja ishte dashuria e perhershme e Aliut,ajo eshte gruaja e pare dhe asnje tjeter nuk zuri vendin e saj ne jeten e Aliut,ajo kontriboi dhe ndihmoi per ndertimin e pushtetit te tij.Emineja ishte e urte dhe e moderuar shpesh here influencoi ne vendimet e Aliut per probleme te ndryshme,kishte nje shpirt xhentill e bamirse,dilte shpesh ne janine ku bente bamiresi per njerezit ne veshtiresi.Per kete fakt te gjithe autoret bien dakort si vendas dhe te huaj.Diplomati J.S.Bartholdi na pershkruan nje histori qe kur takuar metropolitin Ignazio ne vitin 1803 ky i kishte treguar nje episod per jeten e Eminese dhe Aliut.Me rritjen e femijeve te Aliut dhe angazimin e tij ne punet e pushtetit dhe te luftrave te tija,jeta martesore kishte filluar te ftohej,dhe ajo lihej ne harese nga Aliu.Per kete arsye ajo i beri nje hajmeli(magji) nje lidhje ne menyre qe Aliu te mos shijonte qejfet e dashurise jashte martesore.Dhe kjo gje vihej re ne jeten e perditeshme te Aliut,por ky nuk dinte shkakun e kesaj gjendje.Aliu kishte bere perpjekje me mjeke e magjistare te ndryshem per te kuptuar kete situate,sepse dihet qe Aliu ishte shume supersticiose dhe besonte ne to,dhe asnje nuk ishte ne gjendje te gjente shkakun e saj.Kur Emineja vdiq sherbetoret e saj gjenden ne dollap kete hajmali dhe e hodhen ne liqen poshte dritareve te saj.Nje dervish qe ishte i pranishem ne kete çast,dyshoj se fshihej ndonje sekret ne kete lidhje qe e hodhen ne liqen.Dervishi dha urdher gjithe peshkatareve te Janines te kerkonin poshte dritareve te Eminese ne liqen dhe ta gjenin me çdo kusht kete lidhje.Pas shume kerkimesh e gjeten dhe ja dhane dervishit,ky pasi e zgjithi lidhjen e hajmalise dhe zgjidhi magjine.Ky keshilloi Aliun qe te shkonte ne shtrt me gruan e pare qe do te takonte.Rasti e solli qe te ndeshej me nje skllave te haremit te tij nga Gjeorgjia Kirkisia,qe ne rrethana te tjera Aliu as nuk do te kishte ngritur shikimin pèer ta pare dhe jo me te shkonte ne shtrat me te.Pas nente muaj kjo lindi nje djale qe i gjante shume Aliut dhe ku ishte Sahliu djali i trete i Aliut.Kjo nena e Sahliut do te stabilizohej ne sarajet e Tepelenes.Emineja do te vdes ne moshen 56 vjeçe ne Janine ne vitin 1803,pas nje semundje te gjate,Aliu beri te pamunderen per ta shpetuar thirri mjeke nga gjithe anet edhe te huaj por pa rezultat,humbja e Eminese qe nga keqarrdhjet me te medhaja te Ali Pashes,ajo nuk do ndahej prej Aliut edhe pas vdekjes, qe gjithmone ne mendjen dhe zemeren e Vezirit.Aliu e varrosi brenda kalase me gjithe nderimet qe i takonin asaj,ne nje varrosh te dekorruar ,ne te njejtin varr kur pothuajse 20 vjet me vone Aliu pa koke do te varrosej.Ne gurrin e varrit te Eminese Aliu udheroi te shkruhej epigrama e cila citon;" Vajza e Kapllan Pasha,Um Gulsum,i ndrite shpirti ne parajse, familja jote e larte dhe dashur ndihet e pikelluar,qe zoti dhente jete." Ali Pasha.Sipas Poukville konsule francez ne Janine ne oborrin e Aliut,Emineja pati nje vdekje tragjike;" Kur Ali Pasha ne vitin 1803 ishte ne kulmin e fushates kunder Sulit,Emineja i trembej nje hakmarrje te Sulioteve perkundrejt djemeve te saj se mos i vrisnin,ajo gjithashtu nete me pare kishte pare dhe nje enderr te tmerrshme,prandaj ajo i lutet Aliut te ndaloj luften kunder Sulit.Aliu u inatos shume ,i zemeruar si ishte ne debat e siper mer nje kobure dhe qellon ne ajer,Emineja ne kete pike nga frika humbet ndjenat dhe bije ne dysheme,menjehere vjen mjeku italian i Aliut,Tozoni dhe pasi vizitoi Eminene pa qe ajo ishte gjalle,kishte humbur vetem ndenjat.Aliu i penduar po ate njejten nate shkoj tek Emineja por kjo nuk ja hapte deren,atehere Aliu shperdhen deren dhe hyne,kur ajo e pa shtangu dhe u be bore e bardhe dhe pati perseri drdhje dhe humbje ndenjas.Ne te zbardhur Emineja ndrron jete.Puokville thote qe kete histori ja ka treguar vete mjeku italian i Aliut Paolo Tozoni.Kjo histori ka shume per te dyshuar per arsyen e  marredhenieve te e Aliut me Pukvilin,ky ishte nje nga armiqte e Aliut per te cilin ka shkruar shume keq.Ndersa Aliu nga ana e vet Poukvilin e quhante"kopuk" dhe e kishte burgosur per nje kohe te shkurter ne Janine.Emineja ishte dashuria e pare dhe e perhershme e Aliut,nena e djemeve te tij,ai e dashuroj dhe e respektoj si asnje tjeter.Edhe pas vdekjes Aliu shkonte shpesh tek varri i saj ku baskebisedonte me te.Amaneti Aliut qe kur te vdiste te varrosej bashke me Eminene e tij te dashur e deshmone kete dashuri.


Free Blogger  Albert Pasho

lunedì 1 aprile 2024

Auguste Boppe per Ali Pashe Tepelenen.( Tetor 1815) - "L'Albanie et Napoleone 1797-1814".

                                                                                                                                                                         



 Auguste Boppe diplomat,konsull dhe ambasador i Frances,mimster i Frances,historian,oficer i Legjonit te nderit ne librin e tij me titull Shqiperia dhe Napoloeone (L'Albanie et Napoleon 1797-1814),botuar ne Paris 1914 do te trajtoj marredheniet e Frances te Napoleone Bonaparte me Shqiperine dhe njekohesisht ate me pashain e Janines Ali Pashe Tepelenes dhe politikes se ndersjellte mes tyre si dy faktor te rendesishem ne kete hapsire te Europes.  Çeshtja e madhe të "daljes në det", e cila është një nga më të rëndësishmet e problemit Evropian dhe që për Mesdheun Lindor eshte specifike, tani na paraqitet nën një aspekt të trefishtë, Adriatik, Salonica, Dardanelles.M. Boppe ka marrë si fushë të tij të studimit atë që tërhoqi më shumë vëmendje në kohën e shfaqjes së vëllimit të tij, dhe ka zgjedhur si kufijtë e tij vitet 1797-1814. Kjo periudhë është, në të vërtetë, interesante në më shumë mënyra dhe ne shume ane. Viti 1797 shënoi braktisjen nga Venecia të zotërimeve shekullore te saj ne Mesdhe. Një pushtues i ri mori në zotërim ishujt në hyrje të Adriatikut,ne detin Jon. Ai planifikoi ta bënte Korfuzin një bazë të rendesishme ushtarake dhe detare, e cila do të siguronte komunikimin e saj me Lindjen, dhe kështu rihapi çështjen joniane, e cila do të zgjidhej rreth gjashtëdhjetë vjet më vonë nga zbatimi i parimit të kombëve. Së fundi, falë kësaj gjendjeje te re dhe te luhatjeve politike që sjell ky moment, pushtuesi i ri përpiqet të ngreje një mbretëri për vete në kete bregdet, duke luajtur në mënyrë të njëpasnjëshme ose njëkohësisht me të gjithë ata me të cilët duhet të merret, dhe kështu përuron në mënyrë karakteristike periudhën moderne të çështjes Shqiptare. Bonaparte në fillim përshëndeti rritjen e pushtetit të Aliut, të cilën shpresonte ta përdorte. Pasi zotërimet  e reja franceze nuk perfshinin vetem  ishujt jonianë, por përfshinin edhe Butrintin, Parga, Vonica, Preveza dhe kufizoheshin me ishujt Jon Si rezultat marredheniet me pashain e Janines i cili ishte zoterues i ketij territori  ishin të pashmangshme. Keto marredhenie ishin jetëshkurtër. Që nga viti 1798, veprimi i flotës ruso-turke i detyroi trupat e Republikës të evakuonin ishujt dhe varësitë e tyre; Aliu mezi kishte pritur arrdhjen e kësaj flote në ujërat e Jonit për të na përzënë nga Butrinti dhe për të na perzene me afro 15.000 shqiptarë nga qyteti i Prevezës, i cili u mbrojt nga 440 ushtare francezë. Një betejë epike, një nga më pak të njohurat dhe më të lavdishmet në historinë tonë, detajet e së cilës duhen lexuar – si dhe ato të martirizimit të gjatë të pësuar nga të mbijetuarit nga turqit dhe shqiptarët – në tregimin  e saj të botuar shtatë vjet më vonë nga kapiteni i shtabit Bellaire. Ishte e nevojshme të hakmerrej  për sjelljen famëkeqe të Aliut, sapo rrethanat ta lejonin, ose të paktën të mos e harronin kurrë kete ngjarje. Bonaparte, i cili nuk duket se e ka parë në fillim se me çfarë banditi duhej të merrej, gaboi të kalonte dënimin mbi këto fakte dhe të lejonte veten të trajtohej keshtu nga dinakëria e Pashait. Republika Septinsulare sapo ishte krijuar nën mbrojtjen efektive të Rusisë; Aliu, i paaftë për të kryer planet e tij me anë të atyre, operacionet e të cilëve ai kishte favorizuar më parë, bëri përparime të reja me francezët. Një konsullatë e Francës u krijua në Janina, të cilës ju besua Pouqueville, dhe më pas filloi ajo që M. Boppe e quan një periudhë iluzionesh reciproke, por që ishte mbi të gjitha një periudhë iluzionesh franceze. Ajo vazhdoi deri në vitin 1807, kur Traktati i Tilsitt i ktheu Ishujt Jon  Francës dhe keshtu Aliu u bë përsëri de fakto armiku ynë i deklaruar. Fitimtar mbi Suliotët e cila ishte rezistenca e tij e fundit në Shqipëri. Napoleoni, nga ana tjetër, i favorizoi Suliotet por tërthorazi, sepse ishte në ankth për të kursyer reagimin e Portës se Larte, Prandaj ai refuzoj oferten  nga Ibrahim Vlores, rivali i mposhtur i Ali Pashës; ky i fundit bëhet zoterues i padiskutueshëm i Epirit dhe bregdetit shqiptar, ai nuk mban më asnjë rezerve ndaj nesh; Zvarritja jone ishte e padobishme; Franca ka përballë saj në këto pjesë një kundërshtar me të cilin tani duhet ta llogarisë seriozisht. Në vitin 1811, Perandori vuri në dukje zyrtarisht se "butësia dhe politeizmi nuk vlejnë asgjë në sytë e një njeriu të kalibrit të këtij brigandi" dhe mendoi se t'i shpallte luftë, duke i kërkuar Portës se Larte që "t'i besonte atij hakmarrjen e saj kundër këtij rebeli". Por çeshtja është bërë njëkohesisht me  e ndërlikuar. Aliu mbështetet në ata kundër të cilëve po luftonim në atë kohë. Ngjarjet jashtë Ishujve Jonianë dhe Shqipërisë do të vendosin fatin e këtyre vendeve. Francezët përfundimisht u distancuan prej saj në vitin 1814. Aliu mbeti në kundërshtim me Portën dhe Britanikët. Ai nuk u dorëzua deri tetë vjet më vonë, ndoshta jo aq nga goditjet e sulltanit sesa nga vetë teprica e krimeve të tij. Këto, shkurtimisht, janë faktet për të cilat i kushtohet ky libr i zotit Boppe. Ai shtoi një shtojcë kushtuar organizimit dhe fatit të të ashtuquajturit regjiment shqiptar, të formuar në Korfuz me epirotët që kishin ikur nga Ali Pasha dhe disa prej të cilëve së shpejti do të dalloheshin në Luftën revolucionin Grek. Ky është një kapitull interesant në historinë e Greqisë moderne, dhe gjithashtu formon një plotësim të dobishëm të asaj që është shkruar. Për këtë vëllim Z. Boppe ka përdorur mirë veprat mjaft të shumta të paraardhësve të tij; Ai përdori doreshkrimet e udhëtarëve, kontrolloi një mori dokumentesh arkivore dhe kishte në dispozicion dokumentet e gjeneralit Donzelot, nga të cilat ai tërhoqi shumë informacione të pabotuara. Kjo vepër është si ajo e një diplomati, ashtu edhe e një historiani, dy cilësi që nuk janë kurre pak.


Free Blogger Albert Pasho

Ali Pashe Tepelena, nje jete lufte per Shqiperine ( Ars Grigorij L'vovic, arkivat Ruse)

 Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e...